Fiks Fare solli historinë e një djali nga Gjakova i cili është rrahur nga mësuesja e matematikës 3 vite më parë. Ai ka braktisur shkollën pasi ndaj mësueses nuk është marrë asnjë masë dhe ajo vazhdon të japë akoma mësim.
Në vitin 2015 mësuesja e matematikës, në shkollën “Emin Duraku” , në ditët e para të shkollës, rreh nxënësin e klasës së gjashtë me rrip pantallonash dhe shuplaka.
Pas denoncimit drejtoria i jep vërejtje me gojë dhe i ndërron vetëm klasën. Inspektorati i Arsimit fakton dhunën e ushtruar, psikologjike, fizike dhe ulje në notë.
Gjykata deri më tani ka konfirmuar deri në apel, që provat janë korrekte dhe të ligjshme. Ndërkohë pas tre vitesh ende nuk ka dhënë një vendim. Nxënësi refuzon të shkojë në shkollë, në shenjë proteste deri sa mësuesja të marrë dënimin për dhunën që i ka shkaktuar.
Në kameran e Fiksit, djali dhe nëna e tij rrëfejnë dhunën e ushtruar nga mësuesja, injorimin e drejtorisë së shkollës dhe gjykatës, e cila pavarësisht se i ka dhënë të drejtë ende nuk ka marrë një vendim për mësuesen dhunuese. Ata thonë që nëse mësuesja nuk dënohet, do ta marrin vet drejtësinë ne dorë duke kërcënuar me kanun.
Djali sot 14 vjeç, tregon se mësuesja e ka rrahur pa asnjë shkak me rrip pantallonash dhe shuplaka. Madje i ulte edhe vlerësimin. Në fillim nuk i tregoi prindërve pasi nëna ishte shtatzënë dhe kishte frikën e një tragjedie.
Në momentin që nuk duronte më ai e rrëfeu ngjarjen në rrjetin social Facebook. Ai tregon se dhunë është ushtruar edhe tek nxënësit e tjerë dhe se drejtori i shkollës i kish bërë presion që ai ta tërhiqte deklaratën. Nëna deklaron se djali ishte shumë i prekur nga kjo situatë. Ata nuk e kishin kuptuar deri ditën që ai u rrëzua në tokë dhe tregoi çdo gjë.
Pas dhunës së ushtruar ai është kuruar, por nuk pranon të shkojë në shkollë në formë proteste. Sipas saj institucionet po e zvarrisin shumë dënimin e mësueses dhe ajo sot vazhdon të japë mësim ndërsa djali është pa shkollë. Gjithashtu para kamerës së Fiksit ajo i bën thirrje institucioneve t’i japin fund kësaj vuajtje dhe të vënë në vend drejtësinë, në të kundërt do të respektojnë kanunin.
Gjatë kontrollit të policisë, e cila ka nisur hetimet pas rrëfimit të djalit në rrjetin social, mësueses Leonora Doli, ju gjet në dollap rripi i pantallonave. E kontaktuar nga gazetarët e Fiksit ajo mohon të ketë ushtruar dhunë, pasi fëmija është me të “meta fizike” sipas saj dhe e ka parë më shumë se të tjerët . Ajo thotë që faktet janë të inskenuara dhe montuara. Madje pretendon se i fabrikuar është edhe raporti i Inspektoratit të Arsimit. Mësuesja mbrohet verbërisht edhe nga mësuesit e tjerë.
Drejtori i shkollës i Alber Zajmi thotë se pret të flas gjykata. “Unë nuk jam ai që marrë masa dhe nuk e di pse drejtoria arsimore komunale ka marrë vetëm vërejte me gojë dhe nuk përmend dhunën e ushtruar. Unë mendoj se ky episod nuk ka ndodhur, por duhet të flasin institucionet.” I të njëjtit mendim është edhe nëndrejtori i shkollës dhe njëra nga mësueset e cila shprehet se ato mbrojnë njëri -tjetrin. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka qenë i pranishëm.
Institucionet qendrore dhe komunale përplasen me njëra- tjetrën. Sipas Inspektoratit të Arsimit dhuna ka ndodhur dhe mësuesja duhej të ishte pezulluar. Kjo ngjarje është fshehur nga drejtoria e shkollës dhe ish drejtori i Drejtorisë Arsimore. Gjergj Gojani, udhëheqës i Inspektoratit thotë se rekomandimi është i vërtete, por nuk është marrë në konsideratë . Drejtori aktual i Drejtorisë Arsimore thotë që është i ri në këtë pozicion dhe nuk mund të flas për një vendim që është marrë nga paraardhësi i tij. Ai nuk e ka idenë përse në vendim nuk është përmendur dhuna fizike dhe psikologjike ashtu siç edhe e ka vërtetuar Inspektorati. Pa folur gjykata ata nuk ndërhyjnë, ndërkohë që mësuesja Leonora Doli vazhdon të japë mësim sikur asgjë të mos ki.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?