LAJMI I FUNDIT:

Mësuesi shkarkohet pse ka ikur nga tërmeti

Mësuesi shkarkohet pse ka ikur nga tërmeti

Një arsimtar i një shkolle të mesme kineze është shkarkuar nga puna dhe është denoncuar nga mediat lokale dhe shfrytëzuesit e internetit, për shkak se kishte ikur i pari nga klasa dhe i kishte lënë nxënësit, pas fillimit të tërmetit të muajit të kaluar.

Fan Meizhong, arsimtar i gjuhës kineze në një shkollë private në pjesën jugperëndimore të provincës Sichuan, Dujiangyan, është etiketuar me emrin “fluturuesi” në faqet e chat-it dhe është akuzuar edhe më shumë pasi e ka arsyetuar veprimin e tij.

“Në një moment të tillë për jeta a vdekje, do ta kisha sakrifikuar jetën vetëm për vajzën time. Nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë për këdo, madje as për nënën time” ka shkruar ai në portalin tianya.com

“Në një moment ndjeva dridhje të madhe të tokës! Dhe pastaj u ngjita shkallëve të ndërtesës”, ka thënë ai duke shtuar se ai ka qenë i pari i cili e ka lëshuar objektin e shkollës duke dalë në fushën e futbollit.