LAJMI I FUNDIT:

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Është rritur me 33% numri i turistëve këtë sezon në Lezhë, ndërsa muaji me ‘kulmin’ e vizitorëve ishte Qershori. Kështu ka deklaruar kreu i bashkisë së këtij qyteti Pjerin Ndreu.

Ai theksoi se Lezha ka shumë për të ofruar, që nga bregdeti, objektet historike, religjioze e deri te kulinaria.

“Laguna është perlë që vizitohet. Kulinaria është një nga pikat më të forta që ka Lezha, përpos bukurive natyrore. Laguna në Vain, është super e kuruar si zonë, ka pasur shumë vizitorë, prezenca e madhe nëpër restorante, turistë nga e gjithë bota”, tha ai.


Më tej shtoi se brenda një viti e gjysmë janë shitur mbi 400 hyrje apartamentesh për turistët e 800 të tjera te shqiptarët e Kosovës.

“Ata kanë hapur biznese dhe janë prezent në Lezhë. Ne do përmirësojmë kushtet si në Tale, Shëngjin e te Rana e Hedhun. Shqiptarët e Kosovës e kanë më afër qytetin, shpenzime më pak. Është përshtatshmëri e zakoneve, gjuhës. Është investimi ndër vite që ata kanë bërë në Shëngjin dhe e gjejnë veten shumë më mirë se kudo. “

Kryebashkiaku foli edhe për një akt-normativ që pritet të dalë së shpejti, që do ndryshojë përgjithnjë historinë e biznesit me shezlongët në bregdet.

“Do rishikohen lejet për shezlongët në sezonin e ardhshëm. Ajo që kemi parë deri më sot do të harrohet, nuk jap detaje, por të gjithë shqiptarët, çdo kategori do ta gjejë veten në të gjithë territorin e plazheve shqiptare. Nuk do jetë kjo skemë, kjo do të harrohet. Besoj se do jetë revolucion”, deklaroi Ndreu./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori