Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të bëjë të hënën përpjekjen e saj të fundit për t’i dhënë fund debatit për migrimin me aleatët e saj konservatorë.
Ajo pritet të diskutojë me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka ofruar dorëheqje, duke vënë në dyshim jetëgjatësinë e qeverisë së kancelares Merkel.
Horst Seehofer, ka ofruar dorëheqje të postit ministror dhe pozitës udhëheqëse në Unionin Krisitan-Demokrat, në një takim maratonik të kësaj partie, ditën e diel, në të cilin është diskutuar nëse duhet mbështetur propozimi i Merkelit, që është diskutuar javën e kaluar në samitin e Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel.
Mirëpo ai është shtyrë nga kolegët e partisë për t’u takuar edhe një herë me kancelaren gjermane të hënën, në tentim të zgjidhjes së konfliktit dhe ka thënë se do të marrë vendimin përfundimar brenda tri ditëve.
Kristian-Demokratët e Merkelit (CDU), varen nga partnerët tjerë të aleancës, Kristian-Socialët (CSU) dhe ata të koalicionit SPD, për të mbajtur pushtetin.
Kriza politike në Gjermani është shenja e fundit e rritjes së ndasive brenda Bashkimit Evropian, pasi në mesin e tyre ka vende që përkrahin hapjen e kufinjve dhe vende tjera që kërkojnë kufizim të numrit të migrantëve që hyjnë në vendet e bllokut.
Zyrtarët e Kristian-Socialëve (CSU) akuzojnë Merkelin për kundërshtim të një varg kompromisesh të bëra nga Seehofer, për të zgjidhur konfliktin me CDU-në.
Seehofer, i cili i ka kërkuar Merkelit të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij të dielën se ai nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të migrantëve në kufi.
Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide.
Në një situatë tejet tensionuese, Merkel dhe Seehofer pritet të takohen më vonë gjatë ditës.
Një anëtar i partisë së CSU-së, Hans-Peter Friedrich, ka thënë se kundërshtimet e Merkelit për kompromiset e propozuara nga Seehofer tregojnë se ajo do të ishte e gëzuar nëse ai largohet.
Liderët e CSU-së janë të ndarë rreth edhe asaj se si të përballen me partinë kundër migrantëve, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale të muajit tetor.
Seehofer u ka thënë kolegëve tij gjatë komitetit të së dielës se diskutimet me Merkelin kanë qenë të pafrytshme, ka njoftuar një burim i partisë.
Mundësia e ndarjes së aleancës 70 vjeçare në mes të CDU-së dhe CSU-së do të ndikonte në humbjen e shumicës parlamentare për kancelaren Merkel.
Ky rezultat do ta përballte lideren gjermane, ose me mundësinë e drejtimit të Qeverisë së pakicës, ose mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Javën e kaluar, liderët e BE-së janë pajtuar për të pranuar refugjatë në baza vullnetare dhe për të krijuar “qendra të kontrollit” brenda bllokut, në mënyrë që të analizohen kërkesat për azil. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës