Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga coronavirusi.
Sipas mediumit gjerman, Bild.de, përcjell Telegrafi, kur Merkel “hodhi” parashikimin gjatë një takimi të grupit parlamentar të partisë së saj, sallën e parlamentit e kaploi heshtja.
Por siç shkruan Daily Mail, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, theksoi gjatë takimit se 80 për qind e të gjithë pacientëve të infektuar nuk do të kishin pothuajse asnjë simptomë.
Sipas raportimeve të mediave, Gjermania ka më shumë se 1.400 raste të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, me dy vdekje të konfirmuara.
Merkel vazhdoi t’u tregojë ligjvënësve se më shumë ngjarje dhe tubime të mëdha mund të anulohen, në varësi të ashpërsisë së shpërthimit.
Shtyrja e procedurave parlamentare është gjithashtu një mundësi, citohet të ketë thënë Merkel.
Sipas Bild, Merkel nuk bëri ndonjë thirrje për masa të shpejta dhe të ashpra dhe nuk ishte më specifike, por përcaktoi mundësitë me të cilat përballet kombi në mes të shpërthimit.
Ndryshe, frika nga infeksioni i rrezikshëm për jetën ka përfshirë tani kontinentin, i cili ka regjistruar më shumë se 17,000 raste dhe mbi 700 vdekje vetëm në Evropë.
Kriza e Evropës – e përqendruar në veri të Italisë, por që tani po përhapet me shpejtësi – filloi me një mori rastesh të importuara nga Kina.
Italia hyri në një bllokim mbarëkombëtar të hënën në mbrëmje dhe sot regjistroi numrin e saj më të lartë vetëm një ditë me 168 vdekje. Kjo shtyu numrin e vdekjeve jashtë Kinës në më shumë se 1.000.
Kjo deklaratë vjen edhe ndërsa numri i rasteve në Spanjë u rrit në 1.622 infeksione dhe 35 vdekje pasi universitetet dhe shkollat në kryeqytetin Madrid ishin mbyllur.
Në përgjithësi, në Itali, 631 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 e shkaktuar nga virusi dhe 10.114 janë infektuar në pak më shumë se dy javë.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi vdekjen e saj të gjashtë nga virusi sot pasi infeksionet u rritën me 61 në 382.
Në nivel global, më shumë se 114,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 4,000 kanë vdekur nga sëmundja që prej fillimit të shpërthimit në Kinë, në dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Hodhi taburen nga kati i tretë i qendrës tregtare në Londër – për pak sa nuk i godet vizitorët

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës