LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Nuk do të ketë falje borxhi për Greqinë

Merkel: Nuk do të ketë falje borxhi për Greqinë

Kancelarja Angela Merkel ka përjashtuar përsëri mundësinë e faljes së një pjese të borxhit masiv të Greqisë prej gati 320 miliardë eurosh, gjë për të cilën palët e ndryshme mendojnë se do të ishte e padobishme pa një ristrukturim domethënës.

Duke folur për televizionin gjerman, Merkeli theksoi se falja e borxhit do të përbënte shkelje të ligjit të BE-së. “Një falje e borxhit prej 30 deri në 40 për qind nuk mund të ndodhë në një bashkim monetar. Nëse çdo vend do të vepronte kështu me vendet që kanë edhe borxhet më të vogla ndër shtetet e euros, do të hynim në një gjendje të pashpresë”, theksoi ajo.

Kancelarja gjermane Merkel tha se është e hapur për të diskutuar mbi mënyrat për të ulur barrën e borxheve të Athinës. “Para së gjithash, Greqisë i janë ofruar lehtësira. Kreditorëve privatë iu lejua një shkurtim vullnetar i borxhit. Më pas, ne zgjatëm periudhën e kredive dhe ulëm normat e interesit. Ne mund të shqyrtojmë përsëri masa të tilla, pasi ato janë pjesë e mandatit”.


Merkeli i bindi javën e kaluar ligjvënësit gjermanë të japin mbështetjen e tyre për një paketë shpëtimi financiar për Greqinë.

Ndonëse 19 udhëheqësit e eurozonës kanë rënë dakord për një marrëveshje ndihme për Athinën, hollësitë e kësaj marrëveshjeje janë duke u diskutuar tani.

Diskutimet pritet të zgjasin katër javë dhe do të përfshijnë objektivat ekonomike dhe reformat që vlerësohen si të nevojshme për Greqinë, në këmbim të marrjes së 85 miliardë eurove gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Gjatë fundjavës, ministrat e rinj në qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras bënë betimin, përpara fazës së re të negociatave për paketën e re të ndihmës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori