LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Negociatat për pranimin e Shqipërisë në BE para përfundimit të presidencës gjermane

Merkel: Negociatat për pranimin e Shqipërisë në BE para përfundimit të presidencës gjermane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se shpreson për një fillim të negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara përfundimit të presidencës gjermane të Këshillit në dhjetor, gjatë një fjalimi virtual në një forum bashkëpunimi BE- Ballkani Perëndimor, i quajtur “Procesi i Berlinit”, në Sofje.

“Shpresoj se do të jetë ende e mundur që ne të organizojmë konferencën e pranimit nën presidencën tonë”, u shpreh ajo.

“Ju duhet të thoni po, bini dakord! Kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi kreu i shtetit gjerman gjatë këtij takimi të bashkëkryesuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, vende të cilat nuk patën sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre, raporton ATSh.


“Një nga objektivat e presidencës sonë të BE (…) është të çojmë përpara procesin e zgjerimit dhe ne synojmë ta bëjmë këtë në ditët dhe javët e ardhshme”, tha nga ana e tij kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.

Forumi i sotëm në Sofje miratoi gjithashtu një deklaratë që krijon një treg të përbashkët për Ballkanin Perëndimor bazuar në standardet e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori