LAJMI I FUNDIT:

Merkel kërkon vigjilencë pas shpërthimit të virusit në një restorant

Merkel kërkon vigjilencë pas shpërthimit të virusit në një restorant

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje qeverive të landeve të Gjermanisë që të tregohen vigjilentë, pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura kundër coronavirusit.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gjermaninë Veriperëndimore zhvilluan një hetim mbi shpërthimin e coronavirusit në një restorant në Saksoninë e Poshtme, pasi u rrit numri i personave që rezultuan pozitivë.

Fillimisht, shtatë persona rezultuan pozitivë me coronavirus, pasi në fillim të këtij muaji vizituan restorantin “Alte Scheune” në Moormerland, një bashki në rrethin e Leer.


Të dielën shifra arriti në 14, ndërsa u raportuan dhe katër raste shtesë.

Gjithsej 118 persona janë vendosur nën karantinë në shtëpi, nga 50 në fillim.

Autoritetet rajonale në rrethin Leer thanë se ka të ngjarë që katër infeksionet shtesë të kenë ndodhur pas vizitave në restorant.

Ishte pikërisht kjo ngjarje që solli deklaratën e sipërcituar të kancelares Merkel. /Atsh/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori