LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh

Merkel: Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ka folur me liderët e të 16 landeve gjermane, teksa ka bërë të ditura lehtësimin e disa masave të izolimit, pas shpërthimit të coronavirusit.

“Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “kjo është faza e hershme e pandemisë, e cila do të jetë aty gjatë”.

Distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndonëse masat tjera do të lehtësohen gradualisht.


Pjesëtarë të të dy familjeve tani do të lejohen që të takohen në publik, ka thënë ajo.

Merkel ka thënë edhe se të dhënat e fundit nga Instituti gjerman Robert Koch, që raporton rreth të rejat të fundit për coronavirus, janë “lajme shumë të mira”.

“Shifrat tani janë të ulëta, kjo është diçka për të cilën jam e kënaqur”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kufizimi i sërishëm i masave do të fillojë të zbatohet nëse numri i të infektuarve rritet sërish.

Gjermania deri më tani ka regjistruar më shumë se 167,000 të infektuar me coronavirus dhe më pak se 7,000 persona të vdekur. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori