LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Bisedimet ishin të rëndësishme për të thënë se i provuam të gjitha

Merkel: Bisedimet ishin të rëndësishme për të thënë se i provuam të gjitha

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur të mërkurën një fjalim në Parlamentin gjerman, për reformimin e Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera ka trajtuar edhe çështjen e Kosovës.

"Në rolin që luan Evropa, në globalizim, bën pjesë edhe politika e jashtme dhe e sigurisë. Për të përfaqësuar në mënyrë efektive interesat tona në fushën e sigurisë, na duhet vullneti politik dhe aftësitë e mjetet e nevojshme”, ka thënë Merkel, për të shtuar se, “një shembull për këtë është çështja e statusit të Kosovës”.

“Me të do të merret Këshilli i Evropës pasnesër, pasi u morën një herë ministrat e jashtëm. Për fat te keq bisedimet midis shqiptarëve dhe serbëve përfunduan pa sukses, por ishte e rëndësishme që të zhvillohej edhe ky proces bisedimesh, për të thënë se vërtet i provuam të gjitha, dhe për të shtuar kontaktet”, ka thënë ajo.

Merkel po ashtu ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderohej ndërmjetësit evropian në Treshen negociuese, Ëoflgang Ischinger, për, siç u shpreh ajo, “fantazinë dhe forcën që përdori në këtë çështje”.


“Bashkimin Evropian duhet sot që të luftojë për stabilizimin e rajonit. BE duhet të marrë përgjegjësinë dhe për mua nuk ka dyshim, se nëse ne evropianët duam të përfaqësojmë interesat tona në botë, atëherë na duhet të përforcojmë politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, dhe ta koordinojmë atë më mirë", ka përfunduar Merkel. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori