LAJMI I FUNDIT:

Meridian Corporation fitues i çmimit donator i vitit

Meridian Corporation fitues i çmimit donator i vitit

Meridian Coporation, tash e disa vite është në partneritet me SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë. Duke qenë e angazhuar për bamirësi, kjo Korporatë ishte pjesëmarrëse në mbrëmjen humanitare të organizuar nga SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë, me titull “Unë jap shpresë”, e cila u organizua me qëllim të grumbullimit të fondeve për fëmijët e braktisur nevojtarë dhe pa përkujdesje prindërore, të vendosur në SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë.

Të gjitha mjetet e mbledhura gjatë kësaj mbrëmje u dedikohen për mirëqenien e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, të braktisur dhe nevojtarë, të vendosur në SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë.

Mbledhja e fondeve për këtë mbrëmje u bë përmes shitjes së biletave si dhe përmes ofrimit të pakove të sponsorizuara për kompanitë, pako këto, të cilat mbulojnë nevojat një vjeçare të ushqimit, veshmbathjes, edukimit, shëndetit, etj. për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur, e tëra kjo me qellim që të arrij së paku t’i përafrohet mbledhjes së fondeve të nevojshme për këtë vit.

Gjatë kësaj mbrëmje u zgjodh edhe donatori i vitit, me ç’ rast, “Meridian Coporation” iu nda një medalje si donatori i cili ka dhuruar më së shumti mjete gjatë këtij viti për këta fëmijë. Shuma e dhuruar është në vlerë e prej 16 mijë euro.

Meridian Coporation zotohet që edhe në të ardhmen të jetë partner besnik i SOS fshatrave në Kosovë. /Telegrafi/