LAJMI I FUNDIT:

Merdarë, fushëbetejë e kryesuesve

Merdarë, fushëbetejë e kryesuesve

Hysi e ka harruar humbjen “turpëruese” që e pësoi nga i fundit në renditje Fushë Kosova, dhe me çdo kusht do të tentojë të fitojë ndaj skuadrës së Ferizajt në derbin e javës së 13 të Superligës së Kosovës në futboll dhe kështu të mbetet në krye të tabelës. Kështu së paku thotë tabori llapjan. Mbrojtësi i Hysit, Përparim Islami, është optimist se nga kjo ndeshje do të dalin me pikë të plota.

“Duke e ditur që kjo është një ndeshje derbi, jemi munduar që këtë sfidë ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse duhet pranuar se koha ka qenë e shkurtër nga ndeshja e fundit që kemi zhvilluar”, tha Islami, duke shtuar se takimi i fundit është harruar dhe nuk do të ndikojë në atmosferën e skuadrës.

“Tashmë e kemi harruar humbjen e fundit me Fushë Kosovën dhe jemi duke menduar vetëm për takimin e radhës. Synimet tona për këtë takim janë vetëm pikët e plota dhe kështu do të dalë”, përfundoi Islami.

Në anën tjetër Ferizaj, që po kalon nëpër një periudhë të mirë, sidomos pas fitores ndaj Prishtinës, buzë kufirit të Kosovës, udhëton me bindje për të mos u mposhtur. Mesfushori i Ferizajt, Taulant Dajaku, i cili në fillim u kritikua për lojën e tij, tashmë duket se ka hyrë në formën më të mirë. Ai është i vetëdijshëm për punën që e pret, por beson se do t’ia dalin mbanë.


“Do të jetë ndeshje e vështirë pasi luajmë si mysafirë dhe ndaj një skuadre shumë të mirë. Luajmë ndaj një ekipi që gjendet lart në tabelë dhe kjo tregon se ata janë vërtetë të fortë. Por përkundër kësaj ne shkojmë për rezultat pozitiv dhe po besoj se do t’ia dalim”, tha Dajaku

Tri takime tjera zhvillohen ditën e mërkurë ku ndeshen Drita – Fushë Kosova, Llamkos Kosova – Trepça 89, Trepça – Drenica, dhe Hajvalia – Besa. Ndërsa takimi përmbyllës i kësaj jave është ai i ditës së enjte ku ndeshen Prishtina – Ferronikeli. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00. /Zëri/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga – Xhiroja e 13-të

E marte
Hysi-Ferizaj

E mërkure
Drita-Fushë Kosova
Llamk.Kosova-Trepça 89
Trepça-Drenica
Hajvalia-Besa

E enjte
Prishtina-Feronikeli
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 14:00

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori