LAJMI I FUNDIT:

Mercedes tërheqë 800 mijë vetura për shkak të një defekti, por nuk kanë pjesë këmbimi për t’i zëvendësuar

Mercedes tërheqë 800 mijë vetura për shkak të një defekti, por nuk kanë pjesë këmbimi për t’i zëvendësuar

Mercedes-Benz ka njoftuar pronarët e rreth 800.000 makinave të kësaj marke për një problem në sistemin e ftohjes që mund të çojë në zjarr, duke shtuar se aktualisht nuk mund t’i tërheqë automjetet pasi nuk është në gjendje të blejë pjesët e nevojshme për ndërrim.

Problemi është rrjedhja e mundshme e ftohësit nga pompa, e cila mund të çojë në ngrohjen e pjesëve, sqaroi kompania Daimler, e cila zotëron Mercedes-Benz.

Sipas tyre, pompa me defekt është instaluar në modelet e mëposhtme:


• C-Class (W205, 2014-2021)
• CLS (C257, 2018)
• E-Class (W213, 2017)
• E-Class Coupe / e konvertueshme (C / A238, 2017)
• G-Class (W463 , 1990-2018)
• GLC (C / X253, 2016.)
• GLE / GLS (W / X167, 2019)
• S-Class (W222, 2014-2020)
• S-Class (W223, 2020)

Për këtë problem raportoi i pari Bild-i gjerman, i cili publikoi një kopje të letrës që Daimler dërgoi në adresën e rreth 800 mijë pronarëve të automjeteve të diskutueshme. Daimler konfirmoi se letra ishte autentike.

Në letër thuhet se pjesët e nevojshme për zgjidhjen e problemit aktualisht nuk disponohen, ndaj nuk është e mundur të tërhiqen automjetet për momentin. Procedura e tërheqjes do të fillojë sapo kompania të arrijë pjesët, shtuan ata.

“Ndërkohë, automjetet duhet të përdoren me kujdes ekstrem dhe përdorimi i tyre të mbahet në minimum”, thuhet në letër. /Telegrafi/