LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz ekspozoi Vision EQXX në Indi, modeli që përshkon 1,000 kilometra me një karikim të vetëm

Mercedes-Benz ekspozoi Vision EQXX në Indi, modeli që përshkon 1,000 kilometra me një karikim të vetëm

Mercedes-Benz kohët e fundi e mbajti edicionin e tretë të samitit i njohur si “Rrugët e Sigurta” në Indi.

Nisma u prezantua për herë të parë në vitin 2015, ndërsa edicioni i dytë u mbajt në vitin 2019. Në edicionin e fundit, prodhuesi gjerman i makinave bëri dy njoftime të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i parë ishte Vision Zero 2050 dhe synon të arrijë vozitjen pa aksidente deri në vitin 2050. I dyti ishte ekspozita e konceptit të makinës elektrike Vision EQXX, ajo që arriti suksesin për të kryer më shumë se 1,000 kilometra me një karikim të vetëm, jo një herë por dy!


Koncepti Vision EQXX EV u prezantua globalisht në fillim të këtij viti.