LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë

Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë

Shqiptarët po shkruajnë histori në industrinë e automobilave, madje jo të një kategorie të zakonshme, por atë të hiper-makinave.

Në Torino të Italisë u prezantua së fundmi hiper-makina shqiptare Illyrian TSX, që synon t’u bëjë konkurrencë brendeve të njohura luksoze Lamborghinit dhe Ferrarit, transmeton Telegrafi.


Hiper-makina u projektua nga ideatori nga Kosova, Qëndrim Thaçi i cili me vite ka jetuar në Itali pas emigrimit me familjen e tij.

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Lexo po ashtu Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Ai po ashtu është edhe themelues i kompanisë Arrera Automobili (që prezanton këtë veturë), të cilën e krijoi në vitin 2016, fillimisht si një firmë jofitimprurëse.

Pasionin për vetura e ka pasur që nga fëmijëria dhe ishte pikërisht dëshira e tij që të punonte shumë për ta prodhuar një veturë që do reprezentonte edhe shqiptarët.

“Gjyshi më la amanet, që ta çojë këtë punë deri në fund”, pati thënë Thaçi gjatë një interviste për mediet vendore.

Prodhuesi i super-veturës shqiptare Illyrian TSX: Ne shqiptarët kemi nder dhe punojmë shumë
Lexo po ashtu Prodhuesi i super-veturës shqiptare Illyrian TSX: Ne shqiptarët kemi nder dhe punojmë shumë

“Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët kanë nder shumë të madh. Ne punojmë shumë me nder. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi që ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”.

Për t’i dhënë edhe një simbolikë më të hatashme, logoja e kësaj makine që është dizajnuar pikërisht nga vetë ai është frymëzuar nga flamuri i Shqipërisë i shqiponjës dykrenare.

Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin
Lexo po ashtu Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

Por, kjo nuk është e tëra. Emri i kompanisë Arrera të cilën Thaçi e themeloi në vitin 2016 ndërthur dy fjalët shqipe, “Ar” dhe “Era” për të gërshetuar kuptimin “epokë e artë”.

Specifikat e automjetit

Illyrian TSX, sipas sipërmarrësit shqiptar pritet të renditet në mesin e pesë makinave më të shpejta në botë, duke qenë se hyn në kategorinë e hiper-makinave.

Shpejtësia maksimale e këtij automjeti është 375 kilometër në orë.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.

Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro, duke e futur kështu në kategorinë e brendeve luksoze.

Historia e Qëndrim Thaçit, ideatori i hiper-makinës shqiptare

Sipërmarrësi shqiptar nga komuna e Drenasit ishte shpërngulur vite më parë në Itali së bashku me familjen e tij dhe për momentin vepron në Gjermani.

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin
Lexo po ashtu Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Ai në fakt kishte qenë master i diplomuar në stomatologji, por dëshira dhe pasioni për makinat bëri që të ndiqte shkollën italiane për dizajne industriale e njohur si eAD.

Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.

Në vitin 2016 ai e kishte themeluar kompaninë Arrera e cila fillimisht ishte thjesht kompani jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.

Planet për të ardhmen

Sipërmarrësi shqiptar nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në planet e së ardhmes përfshihet edhe vetë Kosova.

Ai thotë se dëshiron të iniciojë një plan për ndërtimin e një piste madhështore në Kosovë.

Thaçi madje thotë se ka inicuar një ide për të hapur një shkollë në Kosovë për dizajn inxhinierik dhe për inxhinieri mekanike për të gjithë adhuruesit e makinave që duan ta ndjekin këtë profesion.