LAJMI I FUNDIT:

Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

Logoja e hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX është frymëzuar nga flamuri i Shqipërisë i shqiponjës dykreanare.

Sipas Arrera Automobili, logoja është dizajnuar nga vetë themeluesi i kompanisë, Qëndrim Thaçi, njëherësh ideatori i super-makinës shqiptare, transmeton Telegrafi.


Logoja është riinterpretim i flamurit të Shqipërisë, dhe dy kokat në krye prezantojnë dy kokat e shqiponjës.

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Lexo po ashtu Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Por, kjo nuk është e tëra. Emri i kompanisë Arrera të cilën Thaçi e themeloi në vitin 2016 ndërthur dy fjalët shqipe, “Ar” dhe “Era” për të gërshetuar kuptimin “epokë e artë”.

Ndryshe, hiper-makina shqiptare u prezantua së fundmi në panairin e TREDITECH në Torino të Italisë dhe pritet të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë.

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin
Lexo po ashtu Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Thaçi, krijuesi i kësaj makine kishte jetuar për 15 vjet në Itali dhe pasionin për vetura e kishte pasur gjithmonë.

Tani, sipërmarrësi po shkruan histori për shqiptarët me lansimin e kësaj makine që do t’i bëjë konkurrencë Lamborghinit e Ferrarit.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi.

Shpejtësinë maksimale që pritet të arrijë kjo veturë do të jetë 375 kilometra në orë. /Telegrafi/