Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë nga 2005 deri në 2021, në librin e saj “Freedom: Memoirs 1954-2021” (Liria: Memoarët 1954-2021), i cili do të dalë në shitje të martën, flet për Donald Trumpin, Vladimir Putin dhe fëmijërinë e saj në Gjermaninë Lindore.
Revista gjermane Die Zeit publikoi sot pasazhe nga libri.
Për takimet me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në mars të vitit 2017, Merkel shkruan se nuk i kishte lënë një “ndjenjë të mirë”.
“Ajo ishte një bisedë në dy nivele të ndryshme: Trump ishte në nivelin emocional, ndërsa unë isha në nivelin faktik. Kur ai i kushtonte vëmendje argumenteve të mia, zakonisht ishte për të dhënë kritika të reja. Nuk dukej sikur qëllimi i tij ishte të gjente një zgjidhje për problemet e diskutuara… Kam ardhur në përfundim se bashkëpunimi drejt një bote të bashkuar nuk do të ishte i mundur me Trumpin”, shkruan Merkel.
Ajo shton se Trumpi duket se ishte “shumë i magjepsur” nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Vitet që pasuan më bënë të mendoj se liderët me tendenca autokratike dhe diktatoriale i lënin shumë përshtypje Trumpit”, shkruan Merkel.
Trumpi, në qershor të vitit 2017, përmes telefonit e njoftoi Merkelin se SHBA-të do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, një vendim që ajo e përshkroi si “një goditje të rëndë”, pasi ajo dëshironte që klima të bëhej “temë qendrore” në G20.
Ajo shkroi se pranimi i flotës ruse në Detin e Zi, në gadishullin ukrainas të Krimesë, paraqiste një rrezik dhe se “deri tani, asnjë shtet-kandidat për anëtarësim në NATO nuk ka pasur një ankim të tillë të strukturave ushtarake ruse”.
“Vlerësova se ishte iluzion të mendohej se statusi i kandidatit do ta mbronte Ukrainën (dhe Gjeorgjinë) nga agresioni i Putin”, shkruan ajo.
Merkel përmend gjithashtu kompromisin e gjetur në fund të samitit, i cili siç shkruan ajo, “kishte një çmim”.
“Fakti që Gjeorgjia dhe Ukraina nuk morën premtimin për statusin e kandidatëve për anëtarësim ishte një ‘Jo!’ për shpresat e tyre. Fakti që NATO u dha atyre një premtim të përgjithshëm për anëtarësim ishte një ‘Po!’ për Putin-n… dhe shpalljen e luftës”, shkruan ajo.
Merkel thotë se u kthye nga Bukureshti me ndjenja të përziera, pasi “e shmangën një përplasje të madhe, por njëkohësisht ishte e qartë se brenda NATO-s nuk kishim një strategji të përbashkët ndaj Rusisë”.
Ajo gjithashtu shkruan se Putin në një moment tjetër i tha se ajo nuk do të mbetej kancelare për gjithmonë dhe se atëherë Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin anëtare të NATO-s, që siç shtoi ai, “ai dëshiron ta parandalojë”.
“Unë mendova: ‘As ti nuk do të jesh president për gjithmonë’. Megjithatë, shqetësimi im për tensionet e ardhshme me Rusinë nuk u dobësua në Bukuresht”, shkruan Merkel.
Në memoaret e saj, ajo kujton fëmijërinë e saj, të cilën e përshkruan si të lumtur, në Gjermaninë Lindore komuniste, në Templin, një qytet në veri të Berlinit. Ajo tha se babai i saj, një prift nga Hamburgu, drejtonte kishën me qëllim të mbushte boshllëkun e figurave kishtare në një regjim që ishte armiqësor ndaj religjionit.
Jeta nën diktaturë do të thoshte të jetosh gjithmonë “në majë të thikës”, shkruan ajo, duke shtuar se, edhe kur një ditë fillon pa brenga, gjithçka mund të ndryshojë brenda disa sekondash në rast se kalohen kufijtë politikisht të lejueshëm, çka e rrezikonte ekzistencën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës