LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Tirana më pëlqen, por nuk më kontaktoi askush

Mehmeti: Tirana më pëlqen, por nuk më kontaktoi askush

Trajneri kosovar që jeton në Gjermani tregon për sporti1.com se askush nuk e ka kontaktuar për të marr drejtimin e Tiranës, ndonëse kjo ide i pëlqen.

Ejup Mehmeti, ish-trajneri i Prishtinës nga edicioni i kaluar dhe ndihmës-trajner e trajner në disa skuadra të njohura gjermane, në një bisedë për sporti1.com, e pranoi se askush nuk e ka kontaktuar në lidhje me drejtimin e skuadrës së Tiranës.

Mediat në Shqipëri kanë spekuluar të martën, se Mehmeti së bashku me një trajner grek janë kandidatët kryesor për të marr drejtimin e ekipit.

Tekniku kosovar që jeton prej vitesh në Gjermani, tha se askush nuk e ka kontaktuar për këtë, ndonëse do t’i pëlqente ideja e drejtimit të skuadrës së njohur të futbollit në Shqipëri.


“Tirana është skuadra më e madhe shqiptare dhe më gëzon interesimi nga ana e tyre, por deri më tani nuk më ka kontaktuar askush në lidhje me këtë ekip”, tha Mehmeti për sporti1.com.

“Megjithatë dëshirë do të pranojë një sfidë në kampionatin shqiptar, sidomos me Tiranën që është skuadër me vlera të mëdha”, tha ai.

Mehmeti ka qenë ndihmës i disa trajnerëve të njohur në Gjermani, në Bundesliga II, ndërsa ka qenë pjesë e promovimit legjendar të Prishtinës në elitën e futbollit ish-jugosllav, ai ka licencë profit të UEFA-së dhe ka të kryer magjistraturën në Universitetin e Sarajevës për futboll.

Ai mori drejtimin e Prishtinës në verën e vitit 20012, por u largua në tetor, duke e lënë skuadrën në vendin e parë, por duke mos pranuar imponimet e parreshtuara të një anëtari të bordit të klub të Prishtinës që djali i tij të luaj.

Mehmeti është i njohur për qasje profesionale dhe trajnim modern. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Kalo në kategori