LAJMI I FUNDIT:

Memedi: Disa “individë dashakeq” kanë krijuar një fushatë dezinformuese për gjoja rritje të vdekshmërisë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Memedi: Disa “individë dashakeq” kanë krijuar një fushatë dezinformuese për gjoja rritje të vdekshmërisë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi ka akuzuar “individë dashakeq” dhe “profile të rreme në Facebook” se kanë krijuar një fushatë dezinformuese për gjoja rritje të vdekshmërisë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ndonëse sipas tij vdekshmëria është ulur ndjeshëm në krahasim me 10 vitet e fundit.

Ndryshe, në Klinikën e Fëmijëve ka ndërruar jetë foshnja 14 muajshe, e cila disa herë i është refuzuar mjekimi, por Memedi sot ka treguar se dy mjekët që është dashur të përgjigjen para një komisioni disiplinor për mos shtrimin në spital të fëmijës ende nuk janë sanksionuar. Kishte një afat prej 60 ditësh për ta bërë këtë, përcjell “Sloboden Peçat”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka kërkuar përgjegjësi për vdekjen e kësaj foshnjës, është shpallur komisioni disiplinor, por Memedi ka treguar se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjësi për ta.


Drejtori nuk tha asgjë konkrete se si do ta kapërcejë mangësinë e rrezikshme dhe të rëndë që konstatoi Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Sanitar, se në vend të mjekëve specialistë, në klinikë ka praktikantë në detyrë.

“Mungesa e stafit është një mangësi sistematike që vazhdon prej vitesh. Po, ka në detyrë praktikanët, por janë të pranishëm edhe specialistët. Kemi mungesë serioze të stafit. Në 15 vitet e fundit, 40 specialistë janë larguar nga Klinika ose në pension ose në shëndetësi private. Pse ndodhi një eksod i tillë nga Klinika e Fëmijëve dhe a e kam trashëguar atë gjendje? Një mungesë e tillë e stafit është një çështje që nuk mund të zgjidhet brenda natës”, tha Memedi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori