Tentimet që konfliktet ndërkombëtare të zgjidhen jashtë Kombeve të Bashkuara, siç ishte rasti me Kosovën, janë joproduktive dhe nuk kontribuojnë në arritjen e paqes dhe stabilitetit, ka vlerësuar presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
"Tentimet për zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare, që nuk janë në pajtim me rezolutat e KB-së – siç ishte rasti me Kosovën dhe disa çështjet të tjera aktuale – janë kundër-produktive dhe fatkeqësisht, nuk kontribuojnë në arritjen e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Medvedev.
Presidenti i ardhshëm i Rusisë, i cili në këtë post do të zëvendësojë Vladimir Putinin më 7 maj, ka thënë se janë të pabaza tezat për krizën në Kombet e Bashkuara dhe ka shtuar se Rusia mbështet këtë organizatë botërore.
"KB në çfarëdo mënyre duhet të mbajë dhe zhvillojë terrenin për harmonizimin e interesave”, ka thënë Medvedev, duke shtuar se Rusia, si anëtare e përhershme e Kombeve të Bashkuara, niset nga parimi se nuk ka forume të tjera universale për harmonizimin e interesave të pjesëmarrësve në jetën politike dhe në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e rendit modern botëror.
Medvedev ka thënë se asnjë shtet nuk është në gjendje që i vetëm t’i zgjidh problemet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, sipas mediave ruse, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ki-Moon ka thënë se Rusia është një prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm në Organizatën Botërore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe se ai e vlerëson shumë “partneritetin e fuqishëm”.
Sekretari Ban Ki-Moon gjendet për një vizitë treditore në Rusi, ndërsa sipas paralajmërimeve ai do të takohet edhe me presidentin aktual rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para