Për vizitën e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë, interes të veçantë kanë shfaqur edhe mediet në Maqedoni, të cilat anashkalimin e vendit të tyre ia atribuojnë kryesisht politikave qeveritare.
Megjithatë, është Zhurnal.mk, i cili sot ka shkruar edhe për dy befasitë që ishin pjesë e agjendës së tij në Kosovë.
Konkretisht për Majlinda Kelmendin në pritje dhe për Kadri Veselin në përcjellje.
Përfshirjen e Veselit në agjendën e Bidenit, Zhurnal e sheh si shënjestrim të amerikanëve për lider të ardhshëm të Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i këtij portali:
Edhe pse numri dy i SHBA-ve, Joe Biden, dje ka lëshuar tokën e Kosovës, Maqedonia ende nuk i është kthyer rutinës së saj. Pozitë e opozitë, bashkë me mediet, po vazhdojnë që t’i interpretojnë mesazhet politike të zëvendëspresidentit Biden, sipas pikëpamjeve dhe interesave të tyre të ngushta politike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadat e tyre nëpër botë nuk i lënë asgjë rastësisë dhe kjo gjë dihet tashmë nga çdo administratë shtetërore që ka pak përvojë me ta. Anashkalimi i Maqedonisë prej zëvendëspresidentit Biden, sikurse gjithë anashkalimet e tjera të burrështetasve, është duke u bërë kryesisht për shkak të politikave qeveritare.
Por, për dallim prej Maqedonisë, veçanërisht nga vizita e djeshme e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë mund të nxirren mesazhe shumë të qarta.
Përtej sjelljes protokollare. Përtej kurtuazisë politike e diplomatike. I dyti i SHBA-ve ishte shumë i qartë në mesazhet e tij politike atje.
Megjithatë, sot kemi zgjedhur të merremi me dy mesazhet politike, që ishin edhe befasi e pritjes dhe përcjelljes së zëvendëspresidentit Biden në Kosovë. Mesazh në vete ishte kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, në pritje. Dhe, Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe lider i ri i PDK-së, në përcjellje. E para u promovua si storie suksesi. “Punoni si Majlinda nëse dëshironi të arrini suksese”, tha Biden.
Kurse, i dyti, ishte i zgjedhuri i radhës si lider i ri i partisë më të madhe në Kosovë, lider i së ardhmes, mbi të cilin shumë shpejt mund të rëndojnë përgjegjësi edhe më të madhe shtetërore.
Për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-liderin e deritashëm të partisë që udhëheq Veseli, jo vetëm në Kosovë, por edhe në medie botërore është shkruar se është “Njeri i amerikanëve”. Thaçi, i cili ishte më i votuari në vend, njihet si lider që kur e merr një punë e çon deri në fund. Mjafton ta kujtojmë projektligjin problematik, i cili i kishte hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, me të cilin ishte marrë drejtpërdrejtë Thaçi.
Brenda një periudhe të shkurtër, pas dështimit të parë, ai kishte arritur të përmbyste gjithçka dhe t’i bënte votat që ta kalonte herën e dytë. Në krahasim me Gjykatën Speciale, ratifikimi i demarkacionit nuk është asgjë. Por, një problem tërësisht minor rreth të cilit është propaganduar qe një vit, i është shndërruar Kosovës në problemin më të madh shtetëror, për shkak seopozita kosovare përmes tij ka arritur ta kthej pak situatën në favorin e tyre, kurse tash nuk po munden më as të tërhiqen, përkundër kërkesave të djeshme të zëvendëspresidentit Biden dhe kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve, të cilat edhe shtet e kanë bërë Kosovën. Marrëveshja e Kosovës për demarkacion me Malin e Zi është kritikuar më së shumti për shkak të përdorimit të kriterit kadastral në demarkimin e kufirit.
Sipas ekspertëve kosovarë, kriteri kadastral as që është kriter për demarkimin e kufijve bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Dhe kanë të drejtë, sepse kur flitet për përcaktimin e kufijve në mes të shteteve ekzistuese, në konteste kufitare nuk përdoren dokumentet kadastrale. Por, e njëjta nuk vlen edhe për përcaktimin e kufijve në rastet e shpërbërjes së shteteve ekzistuese në shtete tjera të reja. Këtu, kufijtë administrativë shndërrohen në kufij shtetesh dhe për përcaktimin e tyre shfrytëzohen të gjitha dokumentet ekzistuese, përfshirë edhe dokumentet kadastrale.
Për më tepër, të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në demarkimin e kufijve kriter kryesor i kanë pasur të dhënat kadastrale dhe nuk është përdorimi i tyre për herë të parë tash, por problematizimi i tyre po bëhet për herë të parë. Sidoqoftë, ajo që dihet është se në këtë fazë, Mali i Zi është njëri prej shteteve më të rëndësishme dhe më strategjike për SHBA-të, të cilin duke e bërë anëtar të NATO-s, ato e heqin prej kthetrave ruse, ndikimi i të cilëve është shumë i madh në Mal të Zi, pasi që 2/3 e investimeve të huaja i vijnë prej Rusisë, Serbisë e Ukrainës, ndërkohë që vetëm 5 për qind e investimeve të huaja i vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës edhe pse rreth 30 për qind të popullsisë e ka serbe, që operon me direktiva të Beogradit, prandaj edhe barra, sidomos në raport me SHBA-të, rëndon më së shumti mbi Kosovën. Me demarkacionin e pazgjidhur, Mali i Zi nuk mund të anëtarësohet në NATO. Pas zgjedhjes së Thaçit president, me Mustafën kryeministër, i cili mbase edhe për shkak të moshës së shtyrë nuk ka treguar shumë aftësi për t’i shtyrë apo mbrojtur proceset nëpër të cilat i duhet të kaloj Kosova, dosido që tani amerikanët janë në kërkim të një lideri të ri në Kosovë.
Duke qenë se është tashmë lider i ri i subjektit politik më të madh atje, Veseli gjithsesi që shihet si lider i së ardhmes edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj për dallim prej liderëve të tjerë politikë në Kosovë, Biden u takua me Veselin dhe zgjodhi që ai ta përcillte deri në aeroplanin e tij kur po lëshonte tokën e Kosovës. Një mesazh i qartë ky, për të gjithë ata që duan të kuptojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sulmi me armë zjarri drejt makinës në Kamëz, arrestohet shoferi 17-vjeçar i automjetit të autorëve

Ngritje profesionale, edukim për të ardhmen e sigurt – FSK bashkëpunon me forcat turke

Kovaçev: Maqedonia e Veriut nuk ka mosmarrëveshje bilaterale me Bullgarinë, por ka detyrime

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri