LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Rreth 45 automjete të KFOR-it në veri të Kosovës (Video)

Mediat serbe: Rreth 45 automjete të KFOR-it në veri të Kosovës (Video)

Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë shkuar në veri të Kosovës, pak para orës 10.00 të ditës së sotme dhe po lëvizin në kolonë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ato janë duke lëvizur në kolonë dhe sipas informatave të mediave serbe, po shkojnë drejt Leposaviqit.

Përveç automjeteve luftarake, ato gjithashtu mbajnë pajisje për bllokime dhe bërjen e pengesave, siç janë makinat e ndërtimit, ekskavatorët, litarët tela.


Ndërkohë, po mediat serbe kanë raportuar se automjetet e KFOR-it, ku janë vendosur pjesëtarët e kontigjentit hungarez, janë vendosur në dy lokacione pranë Leposaviqit.

Lëvizjet e tilla të KFOR-it në veri vijnë në momentin kur Prishtina nesër pritet të marrë një vendim për formimin e Ushtrisë, me mbështetjen e hapur të qendrave perëndimore të fuqisë politike dhe ushtarake.

Ndërkohë, Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali James Fogo, tha dje se formimi i ushtrisë është “vendim sovran” i Prishtinës.

“Në këtë kontekst, prania e KFOR-it në veri,… tregon frikën e reagimit të mundshëm të Serbisë”, vuri në dukje agjencia shtetërore Tanjug.

Ndërkohë, në një prononcim për Telegrafin, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë Rajonale të Mitrovicës ka thënë se nuk kanë ndonjë informatë të tillë dhe se gjendja në veri të Mitrovicës është e qetë.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe KFOR-i.

Zëdhënësi i KFOR-it Vicenzo Grazo ka konfirmuar lëvizjen e hershme të trupave të KFOR-it, por ka thënë se bëhet fjalë për “ushtrime normale”.

“Këto janë ushtrime të rregullta, disa konvojë tanë po kalojnë nëpër territorin e Kosovës, njëri prej tyre po shkon në veri të Kosovës. Dje, njëri shkoi në Prizren, asgjë nuk është alarmante”, citojnë mediat serbe Grazon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori