Mediat serbe kanë publikuar, siç thuhet, “11 pika kyçe” të dokumentit të titulluar “Plani i mbështetjes së integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, i cili u miratua në Washington nga vendet e QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia).
Sipas mediave serbe, në pikat e miratuara në mënyrë të detajuar është hartuar plani i pavarësisë së plotë të Kosovës dhe ndarja e Serbisë dhe Rusisë.
Pika kryesore të “letrës së Washingtonit”, janë sovraniteti i plotë i Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, pastaj presioni mbi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe lobimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të hiqen krejtësisht, apo të mbyllen për opinion mbledhjen e rregullta Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Në letër potencohet edhe qëllimi për të shuar çdo nismë për ndarjen e Kosovës, marrja e çfarëdo kompetencash të mundshme ekzekutive të Bashkësisë së Komunave Serbe, pranimi i Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, Organizatën Botërore të Doganave, si dhe presionit ndaj vendeve të cilat mendojnë për të tërhequr njohjen e Kosovës.
Ndër pikat e këtij plani, sipas mediave serbe, është edhe shtimi i kushtëzimit ndaj Serbisë për hapjen e kapitujve në bisedimet me BE-në, presioni në vendet fqinje për të hapur mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë, veçanërisht rreth kufijve… si dhe ‘tjerrja’ e aferave kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, si dhe ndarja më e madhe mjeteve për korpusin e organizatave joqeveritare të cilat kundërshtojnë autoritetet në Serbi, përcjell Telegrafi.
Sipas medias serbe takimi i vendeve të QUINT-it u mbajt në ditën e paradës ushtarake në Moskë, kurse disa detaje të këtij plani i ka zbuluar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kurse disa segmente me të “vështira” kanë rrjedhur nga qarqet diplomatike.
Siç thuhet, Daçiq, ka thënë se para hartimit të planit është krijuat një trup i veçantë – Grup Punues për njohjen dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kurse takimin e ka kryesuar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, kurse dokumenti është hartuar në bashkëpunimi me Katherine Bondi, një zyrtare në zyrën për Kosovën në Departamentin e Evropës Juglindore dhe Qendrore pranë byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.
Ai shpjegoi se autoritetet e Prishtinës kanë angazhuar një agjenci lobimi nga Francë, e cila udhëhiqet nga një ish-ministër i jashtëm francez, që ndihmon Kosovën të marrë më shumë njohje.
“Kemi dokumente që tregojnë se si do të votojë secili vend dhe kush do t’i ndihmojë për çdo vend. Gjermania, Austria, vendet islamike … Si do t’i ndihmojnë me rastin e votimit, nga Emiratet kërkohet edhe të paguajnë për ato vende që nuk kanë të holla marrë pjesë në konferencën për anëtarësim në Interpol, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe kah fundi i këtij viti, në mënyrë që të votojnë për pranimin e Kosovës. Perëndimi po e nxit Prishtinën të mos pranojë negociata të tjera, përveç pavarësisë”, tha Daçiq.
Sipas mediave serbe Daçiq ka thënë vetëm një pjesë të asaj që Perëndimi po përgatit dhe çfarë është rënë dakord në takimin e Washingtonit, i cili është dashur të mbetet sekret, por që, sipas tij, u zbulua nga mediat e Prishtinës.
Më tej thuhet se “lista e kërkesave, presioneve ndaj Serbisë është zgjeruar pas paralajmërimit se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë do të zgjerohet, sidomos në aspektin ushtarak, si rezultat i vizitës së presidentit Vuçiq në Moskë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve