int(1) Me Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming - Telegrafi - Telegrafi Me Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Me Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming

Me  Vodafone, IPKO e pasuron internetin mobil në roaming

Përveç operatorëve Eagle dhe AMC, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani mund të zgjedhin lidhjen edhe me Vodafone në Shqipëri. Ndërsa, gjatë qëndrimit në Turqi, ata mund të lidhen me Vodafone dhe të qasen në internet të shpejtë mobil nga pakoja e njëjtë

Pakoja më e mirë e internetit në mobil nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, tashmë është bërë edhe më pasur, duke u dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje dhe mundësi.

Pakos ekzistuese të internetit në mobil në roaming, tani i është shtuar edhe operatori i madh ndërkombëtar Vodafone, i cili mundëson përdorimin e rrjetit të shpejtë 3G dhe 4G nga përdoruesit e IPKO-s gjatë pushimeve dhe udhëtimeve të tyre në Shqipëri apo Turqi.


“Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani e kanë një pako të vetme të internetit në mobil, të cilën mund ta përdorin në katër shtetet që ata i vizitojnë më së shumti gjatë tërë vitit, e posaçërisht gjatë pushimeve verore. Kjo pasi që ne e kemi kuptuar që përdoruesit tanë duan gjithnjë të jenë në kontakt dhe të lidhur me internet, pavarësisht se në cilin prej këtyre vendeve ata kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet e tyre verore”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Ngjashëm sikurse edhe me operatorët tjerë, lidhja me rrjetin e Vodafone në Shqipëri apo Turqi është shumë e thjeshtë. Pas aktivizimit të pakos ditore, javore apo asaj mujore, përdoruesit duhet vetëm manualisht ta bëjnë zgjedhjen e operatorit Vodafone për roaming, i cili do të shfaqet menjëherë pas hyrjes në Shqipëri ose Turqi, dhe më pas të vazhdojnë ta përdorin internetin e shpejtë në mobil, sikurse bëjnë në gjithë Kosovën me IPKO.

Aktivizimi i pakos ditore mund të bëhet duke thirrur numrin *478*1#, ndërsa për pakon javore duhet shtypur *478*2#. Pakoja mujore me 4GB internet mund të aktivizohet duke thirrur *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-s mund ta zgjedhin mes operatorëve Vodafone, AMC ose Eagle Mobile për qasje në internetin 3G dhe 4G. Në Turqi duhet zgjedhur operatorin Vodafone, në Maqedoni ONE, ndërsa për Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin m: tel.

IPKO ofron mundësitë më të mira për roaming me rajonin apo edhe shtetet tjera evropiane, si dhe është operatori me numrin më të madh të partnerëve ndërkombëtar për roaming, në të gjitha kontinentet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori