LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se gjysma e afganëve me probleme mentale

Më shumë se gjysma e afganëve me probleme mentale

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit ka njoftuar se mbi 60% e afganëve kanë probleme mentale për shkak të frikës nga lufta, çështjet sociale dhe varfëria.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dr. Suraya Dalil, duke folur gjatë një ceremonie në Kabul që shënon Ditën botërore për shëndet mendor, ka thënë se përqindja shumë e lartë e popullatës afgane që vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera mentale është një problem i madh për vendin, ndërsa në rrezik më të madh janë gratë dhe fëmijët.

Përfaqësuesi i OBSH-së, Peter Graaf, vlerësoi se problem madhor i Afganistanit janë kushtet për trajtimin e personave me probleme mentale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori