Ndonëse kohëve të fundit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bashkë me Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë zhvilluar disa takime për mundësinë e investimit në infrastrukturën sportive, duke e veçuar këtu stadiumin e Prishtinës, gjërat nuk po lëvizin ende dhe përveç fjalëve vazhdojnë të mbesin në vend.
Zyrtarët e klubit të futbollit FC Prishtina, thonë se kanë dorëzuar projektin dhe sipas llogaritjeve të tyre me një investim prej 900 deri në një milion euro ky stadium mund të bëhet objekt që i plotëson 90 për qind të standardeve për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Në anën tjetër ministria, ka konfirmuar se deri më tash ata kanë investuar miliona euro nëpër stadiume të futbollit, por duket që ato investime për destinacion nuk e kanë pasur stadiumin e kryeqytetit.
“Sipas parallogaritjeve që i kemi ne si klub dhe projektet që i kemi dorëzuar më herët te presidenca, ministria dhe institucionet tjera, stadiumi i Prishtinës për t’i plotësuar 90 për qind të kritereve që kërkon UEFA e FIFA kap shumën prej 900 deri në një milion euro”, ka thënë nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili duket se është zhgënjyer me tretmanin që këto institucione i kanë bërë këtij objekti sportiv, pasi që atë e kanë lënë në harresë.
“Askush deri më sot as më të voglin hap nuk ka marrë dhe neve nuk na është dhënë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që kemi marrë ka qenë heshtja e tyre. Këta njerëz që po e udhëheqin shtetin, tash kur është hapur një derë e vogël, kanë nisur të flasin për infrastrukturë. Këta duhet ta dinë që jo vetëm stadiumi i Prishtinës dhe ai i Mitrovicës, por për të qenë të barbarë më shtetet tjera duhet të investime në të gjitha stadiumet”, ka thënë Muçiqi duke sqaruar se projekti që ata kanë përmban të gjitha standardet që kërkon një stadium modern.
“Në atë projekt që kemi janë përfshirë të gjitha standardet që i kërkon një stadium deri diku modern, duke filluar nga teshatoret, VIP tribuna, tualetet, dhoma për arbitra dhe vëzhgues, dhoma antidoping, dhoma e ndihmës së parë. Të gjitha këto kapin atë shifër që e dhashë më lart”, shtoi Muçiqi sipas të cilit nëse tenderin do ta fitonte një kompani serioze, të gjitha këto punime mund të kryheshin në afat kohor prej 60 deri në 90 ditë.
Ditë më parë Ministria e Sportit, për gazetën tonë ka thënë se ky institucion ka investuar miliona euro nëpër stadiumet sportive, derisa projekti më i madh ka qenë në Mitrovicë. Edhe tash kur flitet se ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës, mund të zhvillohet më 5 mars, nuk është e sigurt se ky institucion mund të investojë në Prishtinë, kjo pasi që ata do të marrin mendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës se ku duhet investuar.
“Ne do të takohemi me drejtuesit e lartë të FFK-së për të parë kërkesat e tyre për infrastrukturë dhe ne do të bëjmë çmos që t’i realizojmë ato në mënyrë që të plotësohen kriteret për t’u luajtur ndeshje ndërkombëtare, në cilindo stadium, varësisht se ku federata konsideron”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Shkëlzen Dragaj. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re