LAJMI I FUNDIT:

Më 8 gusht do të lidhen 1.675 martesa

Më 8 gusht do të lidhen 1.675 martesa

Të punësuarit rus të administratës janë vërshuar nga kërkesat që të kryejnë procedurën e kurorëzimeve të premten më 8 gusht, njoftojnë mediat ruse.

Besohet se dita e tetë e muajit të tetë të vitit të tetë në shekull u sjell fat atyre që lidhin kurorë pikërisht në këtë datë.

Në Moskë këtë ditë do të kurorëzohen për dy të tretat më shumë çifte sesa ndodh rëndomtë në një të premte në mes të verës. Një gjë e ngjashme është shënuar më 7 korrik 2007.

Numri i martesave që do të lidhen këtë të premte është 1.675, derisa mesatarja verore është në mes 900 e 1.000, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve ‘France Press’ përfaqësuesja e zyrës së kurorëzimeve në kryeqytetin rus.