LAJMI I FUNDIT:

Më 6 qershor hiqen vizat ndërmjet Turqisë dhe Kosovës

Më 6 qershor hiqen vizat ndërmjet Turqisë dhe Kosovës

Më 6 qershor do të hyjë në fuqi Marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të Ambasadës turke në Prishtinë thuhet se në kuadër të kësaj marrëveshjeje, poseduesit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe ordinere të Republikës së Kosovës, që nga data 6 qershor 2009, do të jenë të liruar nga vizat për udhëtimin e tyre për në Turqi, por me kusht që brenda afatit kohor prej 6 muajve të mos tejkalohet koha e qëndrimit prej 90 ditëve.

Për qëndrimet më të gjata se 90 ditë brenda 6 muajve, si dhe për vizat studimit e të punësimit, duhet të aplikohet në Ambasadën turke. Ndërkaq për dokumentet e udhëtimit të UNMIK ut, ende vlen obligimi i marrjes së vizave në Ambasadën turke. /QiK/