LAJMI I FUNDIT:

Më 15 shkurt mbahet Kampionati i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Më 15 shkurt mbahet Kampionati i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Me rastin e përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 shkrurt 2009 (e diel), Federata e Enigmatëve të Kosovës dhe ëëë.fjalekryqi.com, organizojnë kampionatin e Kosovës të zgjidhjes së enigmave. Kampionati mbahet në hotelin "Grand" në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00!

Të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të aplikojnë adresën elektronike kampionati@fjalekryqi.com.

Kampionati organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Përveç shpërblimeve të shumta, të gjithë pjesëmarrësve do t’u jepen diploma.


Garuesi më i suksesshëm i këtij kampionati, përveç titullit “Kampion i Kosovës në zgjidhjen e enigmave”, do të shpërblehet edhe me 500 € dhe do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që mbahet në Zhilina të Sllovakisë.