LAJMI I FUNDIT:

MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë

MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë

Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikatë për media.

Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë”.


“MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të Qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpriti vendimin e MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit në Kosovë”, tha Hoti përmes një postimi në Twitter.