Anëtari i Komitetit për Punët e jashtme të Parlamentit Evropian dhe njëherit krah i kancelares gjermane Angela Merkel për çështje të politikave të jashtme në partinë e saj CDU, David MCAllister, qëndroi në Kosovë e Serbi për të parë nga afër zhvillimet politike dhe për të diskutuar me krerët sidomos për dialogun mes tyre.
Mbrëmë ai takoi edhe presidentin Hashim Thaçi ndërsa sot në takim u prit nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Me këtë tha se ka biseduar për çështjet me rëndësi për Kosovën përfshirë liberalizimin e vizave.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast, në konferencën para gazetarëve, tha se ka njoftuar McAllister për detyrat e shtëpisë që Kosova tashmë i ka kryer.
”Ka qenë nder për mu që të kem një takim dhe të bisedoj me David McAllister që është anëtarë i Komitetit për Punë të jashtme në Parlamentin Evropian dhe po ashtu përfaqësues i Gjermanisë në këtë Parlamentin nga CSDU-ja. Ka qenë e rëndësishme të flasim për detyrat e shtëpisë së Kosovës, hapat që do të vijnë para nesh dhe perspektives evropiane të Kosovës. Kështu që shumë faleminderit për kohën tuaj, ka qenë ndër për mua që ti paraqes detyrat e shtëpisë që Kosova i ka kryer. Danke [Faleminderit]”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa McAllister, tregoi se me kryeministrin bisedoi edhe për qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve.
“Jam në rajon për disa ditë. Isha së pari në Serbi, në ditën e parë, dhe pata takime me presidentin Vuçiq, kryeministren Brnabiq dhe ministren Joksimoviq dhe kam udhëtuar në Kosovë të premten pasdite. Dje kemi ndaluar në Mitrovicë dhe kisha rastin që të kuptoj se sa është zhvilluar qyteti që prej kur isha herën e fundit, tre vjet më parë. E kisha një takim me presidentin Thaçi mbrëmë dhe sot unë jam i lumtur që po e takoj kryeministrin dhe të bëjmë një shkëmbim interesant mbi qëndrimet për një numër të çështjeve dhe më lejoni të them se si anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian një shumicë e gjerë e përkrah zgjerimin e Bashkimit Evropian” ka thënë McAllister, raporton KP.
“Që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Mendoj që Strategjia për Ballkanin Perëndimor që Komisionari për zgjerim e prezantojë një it më parë, një punë e jashtëzakonshme në implemen timin e së cilës jemi duke punuar dhe Kosova është duke u ballafaquar me një sërë sfidash dhe ishte interesante që të bisedojmë për këto edhe me kryeministrin dhe të dëgjojë si ai ky i sheh politikat e brendshme të shtetit dhe po ashtu si dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët rreth saj nëse ka shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që janë septike për të votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, McAllister konfirmoi se ka diskutime në Francë, por edhe në shtetin e tij në Gjermani.
“E kam përcjellë çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën shumë nga afër dje jam i vetëdijshëm për shtetin tuaj, qeverinë tuaj. Shumë njerëz të përfshirë kanë punuar më të vërtetë shumë në dy vitet e fundit që të plotësohen kriteret për liberalizimin e vizave dhe Komisionit konfirmoi në korrik që dy kriteret kyç janë plotësuar dhe tani çështja është tek Këshilli Evropian që të marrë vendimin për këtë. Në Parlamentin Evropian unë ju takoj atyre që kanë votuar në favor të liberalizimit të vizave sepse e ndajë mendimin se kriteret kanë qenë shumë të vështira për t’i arritur por institucionet e Kosovës kanë punuar shumë për të plotësuar që të gjitha kriteret e nevojshme dhe tani koha është që të fitojnë. Po ka disa diskutime te shtetet anëtare përfshirë në Francë dhe Gjermani dhe jam shumë i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë dhe Prishtinë janë të larta, por ajo çka thashë të kryeministri sot është që ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe institucionet që të punojnë lartë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe migrimit dhe të vazhdoni të bënin punojnë tuaj dhe të tregoni vlerat tuaja te ato shtetet anëtare që kanë dilema dhe pastaj do të jemi në gjendje të dorëzojmë një liberalizimin të vizave. E di sa e rëndësishme është kjo për popullin tuaj dhe prandaj e kam dhënë mendimin tim përmes votës time”, ka thënë McAllister.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë pro apo kundër liberalizimit.
Ende nuk dihet se kur do të mbahet mbledhja e KE-së me këtë pikë të rendit të ditës. Pas vizitës te kryeministri, McAllister do të takohet edhe me Enver Hoxhajn e PDK-së, zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe zëvendësministër i punëve të jashtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJKKO-780x439.jpg)
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re