LAJMI I FUNDIT:

Mbytet një anije peshkimi në Durrës

Mbytet një anije peshkimi në Durrës

Një anije peshkimi është mbytur në Durrës, por pa shkaktuar viktima në njerëz. Anija ishte ankoruar në port dhe ishte 27 metra e gjatë.

Anija u përmbyt për shkak të stuhisë dhe motit të keq që ka përshkuar Shqipërinë dhe është në vazhdim e sipër.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe hapja e detyruar e portave të hidrocentraleve në të cilat është rritur ndjeshëm niveli i ujrave, po shkaktojnë përmbytje të tjera në zonën e Nënshkodrës dhe madje edhe në një lagje të Shkodrës, në Bahçallëk. /Telegrafi/