Qe shumë vite, kombëtarja shqiptare në radhët e veta ka angazhuar me dhjetëra futbollistë kosovarë, shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga UEFA e FIFA. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) vazhdimisht e ka shfrytëzuar këtë rast, duke i angazhuar në ekipin kuq e zi të gjithë ata lojtarë që ka dashur, derisa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) lëre që nuk ka reaguar, përkundrazi është treguar zemërgjere. Kishte të drejtë, ngase kosovarët e talentuar nuk shkonin larg, por në ekipin kuq e zi, i cili vazhdimisht e ka bërë popullin mbarëshqiptarë sadopak të ndihej si i bashkuar. Thjeshtë, kombëtarja shqiptare i përfaqësonte gjithë shqiptarët.
Por, tani situata po shkon drejt ndryshimit. FFK-ja po e sheh veten afër UEFA-s e FIFA-s si asnjëherë më parë. Krerët e saj po presin që në dhjetor FIFA t’i lejojë t’i organizojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare përfaqësueses së Kosovës. Por, jo vetëm kaq. Ata po shpresojnë që këto dy organizata ta lejojnë reprezentacionin kosovar të garojë edhe në eliminatoret për Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.
E kjo situatë tashmë e ndryshuar ka bërë që udhëheqësit e futbollit kosovar t’i fillojnë lëvizjet konkrete për t’i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës shumë yje të njohura të saj, të cilët aktualisht luajnë për shtete tjera.
Bile, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, konfirmoi për Arenën se tashmë u ka dërguar ftesa disa yjeve të njohura që aktualisht luajnë për përfaqësuese tjera. Një kësi ftese, të cilën e ka siguruar Arena, e ka bërë gati edhe për Adnan Januzajn, i cili po kërkohet edhe nga Shqipëria. Ky i fundit ishte i përfshirë ditë më parë edhe në një formacion të përfaqësueses së Kosovës, të përpiluar e të ëndërruar nga kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Madje, pjesë e atij formacioni, për të cilin ka raportuar Arena, bënin pjesë edhe yje kosovarë që aktualisht luajnë për shtete tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Gjithë këto lëvizje, kanë kuptim. Thjeshtë, Kosova tani po mendon vetëm për përfaqësuesen e saj, me çka dyert e ‘bahçes së begatshme me lojtarë kosovarë’ po i mbyllen Shqipërisë.
E një gjë të tillë e konfirmon për Arenën edhe vetë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Salihu: FSHF-ja është e vetëdijshme për këtë
Sekretari i FFK-së thotë se FSHF-ja është e vetëdijshme se tash e tutje nuk mund të llogaritë në futbollistët e mëdhenj kosovarë, ngase ata tani i duhen përfaqësueses së Kosovës.
“E vërteta është se jemi një komb në dy shtete. Ky ka qen fati ynë. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është bërë e çartë se ne duhet ta formojmë përfaqësuesen tonë. E kemi për obligim, duke e marrë parasysh sakrificën e madhe të popullit tonë për liri”, deklaroi për Arenën Salihu.
“Ne jemi duke e pritur lejen nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare. Ato ndeshje do të jenë tamam ndeshje zyrtare, të karakterit internacional. Andaj, ne e kemi për obligim ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë ia kemi borxh vetvetes. E një gjë të tillë mund ta bëjmë duke i ftuar lojtarët tanë që mendojmë se mund të kontribuojnë në këtë drejtim”, theksoi Salihu.
Ai e pranon faktin se FSHF-ja më nuk do të mund të llogarit në kosovarë siç ka bërë prej vitesh. Por, Salihu thekson se me këtë rast marrëdhëniet mes dy federatave nuk mund dhe nuk guxojnë të zbehen as edhe për një pikë.
“FSHF-ja normalisht që është e vetëdijshme. Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kem marrëdhënie të shkëlqyeshme me FSHF-në, e cila na ka ndihmuar nëpër kohë të vështira, edhe duke i hapur dyert për kosovarët e izoluar, andaj ne do t’i jemi përherë mirënjohës. Por, fati i neve shqiptarëve është i tillë. Por, fati ynë i mirë është se kemi shumë, shumë futbollistë cilësor”, pohoi Salihu, i cili beson se Kosova do ta bëjë gradualisht, por sigurt, një përfaqësuese shumë të fortë. /Tribuna/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Pep Guardiola dorëzohet para gazetarëve kur pyetet për transferimet e Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-380x233.jpg)
Pep Guardiola dorëzohet para gazetarëve kur pyetet për transferimet e Man Cityt
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-380x233.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Një familje futbollistësh, “Prishtina e Artë” deri te pengu më i madh në karrierë – Arbnor Morina, mysafiri i radhës në Arena e Yjeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbnor-morina-380x233.jpeg)
Një familje futbollistësh, “Prishtina e Artë” deri te pengu më i madh në karrierë – Arbnor Morina, mysafiri i radhës në Arena e Yjeve
![Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-163306-780x439.jpg)
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Reijnders-780x439.jpg)
I kërkuar nga Real Madridi, Reijnders me mesazh të fortë për të ardhmen e tij
![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Juventus-Man-utd-780x439.jpg)
Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti