Mbulesa
Shqiptarët myslimanë e të krishterë, por edhe shqiptarët ateistë, duhet ta kuptojnë që u ka ardhur radha edhe atyre. Hashim Thaçi e ka ndërmend t’i përçajë. Në masën në të cilin atij i dobësohet pushteti e i përçahet partia, ai synon ta dobësojë e ta përçajë edhe popullin në mënyrë që të vazhdojë të sundojë mbi të. Thaçi është i gatshëm dhe i aftë që të krijojë edhe incidente fetare ndërmjet shqiptarëve vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. E vetmja mënyrë se si kjo Qeveri e tij mund t’ua zgjidh problemet e shumta qytetarëve të Kosovës është duke iu krijuar atyre probleme edhe më të mëdha. Njëri problem mbulon tjetrin; cilido problem madhor mund të harrohet kur pasohet prej një problemi edhe më të madh.
Në ditët e javët në vijim televizionet dhe gazetat që kundërmojnë meqë Thaçi i mban nën sqetull gjithnjë e më shumë do t’iu fryjnë temave fetare. Klerikë, politikanë e analistë të ndryshëm do të inkurajohen që ta shfryjnë publikisht dufin dhe frustrimin e tyre për çështjet e religjionit. Sa më të papërmbajtur që të jenë, aq më shumë do t’i ftojnë e do t’na i shfaqin në publik. Dogmatikët do përballen me kritikues që do t’iu kundërvihen atyre në mënyrë dogmatike; fetarët do të sulmohen prej jofetarëve në mënyrë fetare.
Përderisa merret vesh me Serbinë për veriun e Kosovës, përderisa i shet PTK-në, KEK-un e Trepçën, përderisa kontraktohet autostrada tjetër qindramilionëshe, përderisa lulëzon vjedhja e buxhetit të Kosovës, kryeministri Thaçi do që vëmendja e qytetarëve të mbetet e ngujuar te diferencat e polarizimet fetare. Me diskutimet shteruese për mbulesat fetare Thaçi mëton t’i mbulojë të këqijat qeveritare.
Islami e krishterimi nuk janë rrezik për kombin shqiptar. Territori kombëtar dhe pasuritë kombëtare janë në rrezik dhe jo identiteti kombëtar. Pra, trupi i kombit, më parë se shpirti i kombit, po rrëmohet. Aq i fuqishëm e i qëndrueshëm është identiteti ynë kombëtar shqiptar saqë islami e krishterimi përfundojnë të integruara në kulturën dhe traditën tonë ashtu siç ka ndodhur tashmë përgjatë shekujve. Reagimet histerike se mos po hyjmë në krizë të identitetit kombëtar janë transferim. Psikanaliza na mëson që histeria lind aty ku dështon identifikimi. Në këtë rast, krizë identiteti mund të ketë vetëm tek ata që e shohin atë gjetiu.
Islamin e krishterimin i bën të rrezikshëm, si asgjë tjetër pikërisht paniku për rrezikun e tyre. Pushteti i Hashim Thaçit është në rrezik, jo kombi shqiptar a identiteti i tij. Sa herë që Thaçit i rrezikohet pushteti, ai përmes medieve të tij sajon rrëfime për rreziqet që i kanosen kombit (sic.). Ai i ngjet dhelprës që teksa i digjej bishti thoshte se po kallet dynjaja.
Në po të njëjtën anë, kemi ShIK-un me po të njëjtin interes. Meqë agjentët e tij po dekonspirohen masivisht dhe kanë nisur t’iu dalin të palarat në shesh, ShIK-u është kredhur në panik. Në dëshminë e tij para prokurorit të EULEX-it, ‘ish’ kreu i ShIK-ut, Kadri Veseli, sipas gazetës Koha Ditore të datës 1 shtator 2011, ka deklaruar se ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me bashkëpunëtorë të Serbisë. Njeriu i ngarkuar për këtë bashkëpunim kishte qenë hiç më pak se drejtori i përgjithshëm i ShIK-ut, Ferat Shala, i cili, aktualisht, rastis të jetë drejtor i përgjithshëm i Trepçës! Duke ngjallur debate për religjionin dhe ekstremizmin fetar përmes agjentëve të vet që i ka rekrutuar edhe në mesin e gazetarëve dhe moderatorëve të emisioneve televizive, SHIK-u dëshiron të paraqitet i rëndësishëm para amerikanëve në luftën kundër fundamentalizmit islamik. ShIK-u beson që vetëm nëse i bind amerikanët që në Kosovë ka (potencialisht) çerdhe të terroristëve islamikë do të mund të fitonte amnisti të re, buxhet shtesë dhe leje për funksionim të mëtutjeshëm.
Shqetësimi për islamin e krishterimin ndër shqiptarë është kryesisht artificial. Ka vend për shqetësim, mirëpo më shumë për shqetësim lidhur me këtë shqetësim. Pra, vetë shqetësimi është shqetësues. Tamam si te psikologjia metakognitive që na këshillon të brengosemi më parë për brengën tonë sesa për atë që po brengosemi.
Zemërimin shqiptarët duhet t’ia kushtojnë Serbisë e Greqisë, privatizimit neoliberal, varfërisë e papunësisë, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit të religjionit a sektit fetar tjetër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Dembele-2-780x439.jpg)
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-780x439.png)
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti