LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Juventusit një ‘bunker’, 531 minuta pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve

Mbrojtja e Juventusit një ‘bunker’, 531 minuta pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve

Të çash mbrojtjen e Juventusit është një mision i pamundur edhe për një skuadër si Barcelona që ka në arsenalin e saj një bombë sulmi si e famshmja MSN.

Në “Camp Nou”,  “Zonja e Vjetër” tregoi të gjitha aftësitë në çaktivizimin e kësaj bombe duke mos e lejuar në asnjë moment që të shënojë në portën e Buffon duke fituar me meritë të plotë kualifikimin për në gjysmëfinale të Liga e Kampionëve.

Juventus në 10 ndeshje të evenimentit më të rëndësishëm evropian ka pësuar vetëm 2 gola, shifra këto që tregojnë edhe njëherë për forcën që ka kjo skuadër në prapavijë.


Të vetmit që kanë mundur të mposhtin legjendën Buffon janë Tolisso në Lion-Juventus që u mbyll 1-1 dhe Nico Pareja në Sevilla-Juventus e mbyllur 3-1 për bardhezinjtë.

Në “Camp Nou” sfida mes Barcelonës dhe Juventusit përfundoi 0-0 diçka e rrallë kjo për skuadrën katalanase.

Ndërsa Juventusin ky rezultat e çoi drejt një rekordi me “Zonjën e Vjetër” që nuk pëson gol prej 531 minutash në Ligën e Kampionëve, koha më e gjatë me portë të paprekur  për të deri në këtë moment.

Në mesditën e së premtes në Nyon do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve nga ku do të dalë edhe rivali i fundit i bardhezinjve në rrugëtimin drejt finales së 3 qershorit në “Millennium Stadium” të Cardiffit.

Në trend Sport

Më shumë
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Kalo në kategori