LAJMI I FUNDIT:

Mbrohuni me Pasante, prezervativë të ri në tregun kosovar

Mbrohuni me Pasante, prezervativë të ri në tregun kosovar

Pasante, kompania më e madhe e prodhimit të kondomëve në Mbretërinë e Bashkuar tashmë edhe në Kosovë. Kompania e prezervativëve Pasante e themeluar në vitin 2000, tashmë konsiderohet si një brend global që eksporton produktet e tij në mbi 60 shtete të botës.

Pasante vjen edhe në Kosovë me gjashtë lloje të ndryshëm të kondomëve. “Infinity` me përmbajtje lidokaine për kënaqësi që zgjat pa fund është një nga kondomët më të kërkuar të kompanisë Pasante. Por jo vetëm kaq, për herë të parë në Kosovë vjen dhe produkti “King Size´ për më shumë rehati gjatë aktit seksual.

Kompania Pasante ofron një shumëllojshmëri të produkteve duke filluar nga kondomët e deri tek lubrifikantët. “Pasante” shet rreth 60 milion kondomë në vit. Kjo do të thotë se çdo sekondë shiten dy kondomë Pasante.

Ne ofrojmë gamën më të gjerë të kondomëve në të gjithë botën, të prodhuara sipas standardeve më të larta të cilësisë.
Pasante ka një staf të përkushtuar për sa i përket cilësisë së produkteve, duke siguruar se procesi i prodhimit të kondomëve i tejkalon standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë.