LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet qëndrimi ndaj vendimit të AKR-së

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet qëndrimi ndaj vendimit të AKR-së

Pas vendimit të marrë një ditë më parë nga Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së, para pak minutash është mbledhur kryesia e LDK-së.

Burime të Telegrafit kanë treguar se arsyeja e kësaj mbledhje është pikërisht qëndrimi i marrë nga AKR, të cilët kanë autorizuar kreun e kësaj partie Behgjet Pacollin që të bashkëpunoj edhe me partitë e tjera jashtë koalicionit LAA.

Të njëjtat burime kanë treguar se gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet pikërisht ky vendim i AKR-së, ku pastaj do të dile edhe me një qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor. /Telegrafi/