LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Komisioni i shumicës për hetimin e demonstratës

Mblidhet Komisioni i shumicës për hetimin e demonstratës

Komisioni hetimor i ngritur nga shumica parlamentare pa praninë dhe votat e opozitës, filloi punën të martën duke theksuar se do të ketë shumë punë për të bërë në hetimin e asaj që ndodhi më 21 janar gjatë demonstratës së përgjakshme të thirrur nga opozita.

Kryetari i Komisionit, Eduard Halimi i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në komision dhe të angazhohet në të si një detyrim kushtetues dhe ligjor por mbi të gjitha “si shembull autokritike para shqiptarëve për gjëmën e madhe që u përpoq ti bënte popullit të vet më 21 janar”.

“Është një punë voluminoze”, tha Halimi, duke theksuar se komisioni do të duhet të hetojë kryerjen apo jo të detyrës shtetërore dhe faktorët nxitës apo pengues.

Sipas tij detyra është komplekse, ndërsa theksoi se Komisioni do të përballet me “retorikën revolucionare” që përhapet nga “autorët e grushtit të shtetit” që u përpoqën sipas tij të përmbysin institucionet shtetërore.


Ai tha gjithashtu se do të ketë një angazhim i qartë për transparencën e plotë të Komisionit dhe angazhimin e qartë dhe të plotë ndaj ligjit dhe kushtetutës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori