LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 2 tetor në Tiranë

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 2 tetor në Tiranë

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Konkretisht dy qeveritë do të mblidhen në 2 tetor, orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Të dyja vendet kanë 15 marrëveshje që do të diskutohen dhe pritet që të miratohen në takimin e tyre të përbashkët.


Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

Mbledhja mes dy qeverive ishte parashikuar që të mbahej në Shkodër, por është ndryshuar me Tiranën.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori