LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuan coronavirusit, edhe pse kaluan muaj të tërë – ato vazhdojnë të kenë ende simptoma

I mbijetuan coronavirusit, edhe pse kaluan muaj të tërë – ato vazhdojnë të kenë ende simptoma

Disa të mbijetuar të COVID-19, thonë se vazhdojnë të vuajnë nga simptomat e virusit javë apo muaj kur për herë të parë ishin ndjerë të sëmura, shkruan euronews.

Është një nga misteret më të mëdha të virusit, që udhëtoi në mbarë botën dhe ua mori jetën mbi 570 mijë njerëzve, transmeton Telegrafi.

Disa të mbijetuar tani po kërkojnë ndihmë nga të tjerët që kanë pasur përvojë me komplikime të ngjashme gjatë coronavirusit, nga frika se mund t’ju shkaktojnë probleme tjera shëndetësore siç janë sëmundjet kronike.


“Po ndihemi plotësisht të braktisur”, tha ndërmarrësja 36-vjeçe Genevieve Danesi nga Antibes në Francë, e cila pranon se mjekët kanë dështuar ta kuptojnë atë seriozisht kur ajo kërkoi ndihmë për këto simptoma.

Genevieve Danesi

Ka ndodhur një muaj pasi për herë të parë i janë shfaqur simptomat, kur edhe u pranua në spital dhe bëri CT-në që tregoi se ajo vuan nga COVID-19.

Edhe pse kanë kaluar një muaj, ajo vazhdon të ketë simptoma, e pafuqishme të ngritet në këmbë dhe të qëndrojë për më shumë se pesë minuta për shkak të rrahjeve të shpejta të zemrës dhe marramendjes.

Para pandemisë, Danesi ishte plotësisht e shëndoshë. Ajo vizitonte mjekun një herë në vit, ishte shumë aktive, ushtronte dy herë në ditë dhe kurrë nuk ka konsumuar cigare.

Danies thotë se vazhdimisht i kanë thënë se duhet të qëndrojë në shtëpi dhe është e re e gjasat për të vdekur janë shumë të vogla, por ajo insistonte se gjendja e saj shëndetësore vetëm sa vinte duke u përkeqësuar.

“Që nga fillimi e deri të dita e 70-të, simptomat më përsëriteshin. Ishte si ruletë ruse çdo mëngjes”, tha Danesi.

Por gjithçka ndryshoi kur mjeku e futi në oksigjeno-terapi muaj pas simptomave të parë, ku menjëherë ndryshimet u shfaqen – për të mirë. Megjithatë ajo ende përdorë aspirin për të parandaluar apo normalizuar rrahjet e zemrës.

Një studim i realizuar në Itali dhe që u publikuar gjatë javës së kaluar, zbuloi se 143 pacientë me COVID-19 që janë liruar nga spitali, më shumë se 87 për qind prej tyre kanë pasur të paktën një simptomë të coronavirusit edhe pse kanë rezultuar negativ në testin e fundit, shumica prej tyre vuanin nga plogështia dhe shkurtimi i frymëmarrjes.

Fatin e ngjashëm e ka edhe Claudia Uceda, 24-vjeçe, që punon si përkthyese në Paris. Ajo ishte hospitalizuar pas një sërë sulmesh të astmës që kur është shëruar nga coronavirusi.

Uceda filloi të ketë probleme me frymëmarrje në mars, por nuk ishte pranuar në spital edhe pse e gjithë familja e saj u prek nga coronavirusi.

Claudia Uceda

Mjeku nuk ia kishte kontrolluar mushkëritë derisa në maj Franca u izolua plotësisht, dhe ajo filloi të vuaj nga pneumonia dhe kapaciteti i oksigjenit ishte i ulët në trupin e saj.

“Ishte e vështirë ta dëshmoja se isha shumë e sëmurë. Unë jo vetëm që ndihesha keq, por edhe isha e izoluar”, tha ajo për euronews.

Në Francë, shumica e atyre që thonë se kanë ende simptoma të coronavirusit, ishin prekur me COVID-19 në pikun e virusit dhe ishte e pamundur asokohe të testoheshin për shkak të numrit të madh të prekurve.

E Nathalie Nury fillimisht kishte pasur dhimbje në gjoks, shkurtim të frymëmarrje dhe plogështi të madhe në gjithë trupin gjatë natës së 24 marsit.

51-vjeçajra që është mësuese e arteve vizuele në Nimes, pranoi se djali i saj dhe e dashura e tij së fundmi janë kthyer nga Parisi dhe aty e kuptuan se kanë humbur shqisën e të shijes.

Nathalie Nury

Simptomat e tyre zgjatën për 10 ditë, por nuk u testuan sepse testet ishin rezervuar për pacientët e hospitalizuar dhe punonjësit shëndetësorë që vazhdimisht ishin të rrezikuar.

Për muaj të tërë ka vuajtur nga përsëritja e simptomave, duke filluar nga dhimbja në gjoks e deri te marramendja.

“Kam qenë plotësisht e humbur. Më të dashurit e mi nuk e kuptonin këtë”, tha Nury e cila kishte takuar disa mjekë të cilët nuk i morën edhe aq seriozisht ankesat e saj për simptomat që i kishte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi” - momenti i arrestimit të shtetasit kosovar Liridon Rexhepi nga policia e Stambollit

“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi” - momenti i arrestimit të shtetasit kosovar Liridon Rexhepi nga policia e Stambollit

Turqia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Turqia
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Botë
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Azia
Kalo në kategori