LAJMI I FUNDIT:

Mbi pesë policë janë lënduar mbrëmë, priten protesta të reja sot!

Mbi pesë policë janë lënduar mbrëmë, priten protesta të reja sot!

Më shumë se pesë policë u plagosën, dhe një protestues u arrestua gjatë protestës së mbrëmshme që u mbajt dje në Shkup kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit u përleshën me policinë në stacionin policor “Beko”. Ata u nisën në drejtim të ndërtesë së partisë në pushtet, por u ndaluan nga një kordon policor, kurse disa prej tyre hodhën vezë dhe gurë. Protestuesit kanë përsëritur kërkesat për heqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve, dorëheqjen e tij, shtyerjen e zgjedhjeve dhe për të formuar një qeveri teknike që do të zbatojë reforma dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhje të ndershme.

Nga 13 të arrestuar nga protesta e djeshme, dy kanë marrë kallëzime penale dhe 11 tjerë u liruan nga akuza për kundërvajtje.


Protesta të reja janë planifikuar edhe për sot, e mbështetur nga partitë opozitare, për shkak të vendimit të shpallur të kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, për nënshkrim tëzgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori