LAJMI I FUNDIT:

Mbi njëmijë të arrestuar në protestën kundër Putinit

Mbi njëmijë të arrestuar në protestën kundër Putinit

Zemërimi popullor në Rusi kundër presidentit Putin vazhdon. Ndërsa ai behet gati për të marre mandatin e katërt, demonstrata masive u zhvilluan të shtunën në të gjithë vendin. Të paktën 1 mije protestues u arrestuan, mes tyre dhe vete kreu i opozitës.

Në Rusi u arrestua kreu i opozitës gjatë një tubimi kundër presidentit Putin. Alexei Navalny u arrestua në Moskë në mesin e një turme që po protestonte, dy ditë para betimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt në Kremlin.

Më herët këtë vit, Navalny u pengua të kandidonte për president përballë Putinit, për shkak të një akuze për mashtrim, të cilën kreu i opozitës ruse e quan të sajuar.


Sipas BBC, të paktën njëmijë protestues janë arrestuar të shtunën në tubimet kundër presidentit në Moskë, Shën Pjetërburg dhe qytete të tjera në mbarë Rusinë. Në protesta u hodhën parulla anti putin si “Poshtë Cari” dhe “Burg për Carin”

Putin u zgjodh ne mandatin e tij të katërt me mëse 76 për qind, te votave duke arritur edhe një prej rezultateve më të mira elektorale gjatë karrierës së tij politike. Por sipas vëzhguesve të huaj, procesi i muajit mars u karakterizua nga parregullsi masive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa

"Hëna e përgjakur" shfaqet në qiell - publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori