Mbi gjysmë shekulli në Amerikë, familja Rexhepi kthehet në Çegran të Gostivarit për t’i shkolluar fëmijët në vendlindje
Stërgjyshi i shkuar para gjysmë shekulli në Amerikë, babai i lindur atje, por Amena, Alori dhe Nida kthehen në Çegran për të vazhduar shkollimin. Bashkë me ata është kthyer edhe më i vogli Aroni vetëm dy vjeç, i cili poashtu do ta ndjek shkollën në vendlindjen e të parëve. Është java e parë që kanë një shkollë të re, ndërsa dorë për dore me gjyshin Sinan Zylbehari duken shumë të lumtur derisa afrohen drejt godinës së shkollës “Përparimi” në Çegran. Rrugës ata përshëndetën nga dhjetëra fëmijë të tjerë, gjë e cila dëshmon se janë adaptuar mjaftë mirë për kohë të shkurtër. Alorin 8 vjeç dhe Nidën 5 vjeçe, deri te klasa i përcollëm ne. Gjatë bisedës derisa afrohemi te klasat e tyre, kupton se largimin nga Amerika thuajse nuk e kanë ndjerë, kjo pasi mësimdhënësit dhe shoqëria e re i kanë mirëpritur mjaftë mirë.
“Këtu më duket mirë, këtu më duket më mirë se në Amerikë. Kam shokë e shoqe dhe mësuesit më duken të mirë. Baba na solli, jo babi, por gjyshi. Ai na tha do shkojmë në Maqedoni dhe këtu do ndjekim shkollën”, tha Alori 8 vjeç.
“Quhem Nida dhe kam 5 vjet. Këtu është mirë dhe kam plotë shokë dhe shoqe”, tha Nida.
Motrën e tyre më të madhe, Amenën 11 vjeçare nuk e takuam pasi ishte në ndërrim tjetër, ndërkohë që gjyshi nga nëna, këngëtari Sinan Zylbehari mes shumë emocionesh ndjehet krenarë që vajza dhe dhëndri i tij kanë marrë vendimin për ti kthyer fëmijët në vendlindje. Rrëfen se ky gjest është amanet nga Haxhi Sulejman Rexhepi, i pari nga kjo familje që ka migruar në Amerikë.
“Jam mik me familjen Rexhepi dhe ndjejë kënaqësi të jashtëzakonshme nga që këto janë raste të rralla por diçka e çmuar. Flas në emër të familjes Rexhepi dhe kjo është një amanet i lënë nga tashmë i ndjeri Haxhi Sulejman Rexhepi, i cili i pari ka mërguar në SHBA së bashku me familjen e tij. Alorit i bie haxhi Sulejmanin ta ketë stërgjysh, i cili ua lenë amanet djemve Samiut, Zediut dhe Afetit që fëmijët ti shkollojnë në vendlindje, dhe amaneti tash trashëgohet nga nipërit e haxhi Sulejmanit, pra këta janë stërnipërit e tij. Është një kënaqësi e veçantë dhe një gjest i madh patriotik nga ai njeri nga që të kthehesh në vendlindje është një vlerë shumë e madhe, një gjest që nuk ka çmim”, deklaron Sinan Zylbehari.
Zylbehari uron dhe bën thirrje që shembullin e familjes Rexhepi ta ndjekin edhe familje tjera të cilat kanë migruar, përcjell “TVGlobi”.
“Pasi tash shohim që shkolla mbyllen, shpresojmë që gjestin e kësaj familje do ta ndjekin edhe familje tjera gjë e cila bën të ndjehemi me shpresë që në të ardhmen do të kthehen edhe shumë të tjerë në vendlindje”, deklaron Sinan Zylbehari.
Sipas Zylbeharit, fëmijët janë ndjerë mirë që nga dita e parë kur janë rikthyer në Çegran.
“Këta fëmijë atje kanë kryer, Amena pesë klasë, këtu është e gjashta, Alori tre klasë atje kurse këtu është e katërta dhe Nida është klasa e parë. Këta fëmijë të ndjehen mirë, pasi të mëdhenjtë dinë ta përballojnë, por derisa ata ndjehen mirë dhe kanë bërë shokë e shoqe nga klasa e parë, atëherë është kënaqësi”, deklaron Sinan Zylbehari.
Arben Iseini, drejtor i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, rikthimin e familjes Rexhepi e cilëson sakrificë dhe gjest pozitiv në këtë kohë kur shumica dëshirojnë ta braktisin vendlindjen.
“Vërtet ndjehemi të lumtur kur paraqiten raste të tilla. I urojë mirëseardhej familjes mbi një vendim sakrifikues mbi këtë gjest që ata janë duke bërë. Sigurisht që është sakrificë të largohesh prej Amerike dhe të kthehesh në Çegran, dhe kjo ka vetëm një arsye për të ruajtur vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare që kemi si popull. Ne si shkollë e përshëndesim këtë gjest dhe urojmë që kjo të përsëritet me familje treja që do marrin vendim për tu kthyer, pasi kemi një gjendje kur nuk është mirë kur sheh se njerëz na largohen nga vendlindja, por normalisht që ata kanë arsyet e veta që largohen. Mund të them vetëm një fjalë se ardhmëria e fëmijëve është në vendlindje dhe ne si shqiptarë nëse duma të ruajm e kultivojmë traditat tona, duhet të sakrifikojmë dhe të jetojmë këtu”, deklaron Arben Iseini, drejtor i shkollës “Përparmi” – Çegran.
Si rasti i familjes Rexhepi ka edhe katër familje tjera thotë drejtori Iseini, të cilët janë kthyer nga Zvicra dhe Gjermania, me çka edhe fëmijët e tyre vijojnë ta ndjekin mësimin në Çegran.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!