LAJMI I FUNDIT:

Mbi 99 për qind e pacientëve me coronavirus që vdiqën në Itali kishin probleme të tjera shëndetësore

Mbi 99 për qind e pacientëve me coronavirus që vdiqën në Itali kishin probleme të tjera shëndetësore

Më shumë se 99 për qind e pacientëve me coronavirus që vdiqën në Itali vuanin nga probleme të tjera shëndetësore para-ekzistuese, sipas një studimi të zyrtarëve shëndetësor të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi i ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i lëshuar të martën vlerësoi se 355 të vdekjeve të vendit dhe zbuloi se vetëm tre pacientë nuk kishin probleme të mëparshme mjekësore.

Burimi: Instituti Kombëtar i Shëndetit ISS, Itali – 17 mars

Po sipas të njëjtit hulumtim, gati gjysma e viktimave të COVID-19 vuajtën nga të paktën një nga kushtet e mëposhtme: presioni i lartë i gjakut, diabeti ose sëmundja e zemrës.


Viktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën
Lexo po ashtu Viktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën

Në këtë kontekst, më shumë se 75 për qind raportuan tension të lartë, ndërsa 35 për qind kishin diabet dhe 33 për qind kishin sëmundje të zemrës, sipas studimit.

Burimi: Instituti Kombëtar i Shëndetit ISS, Itali – 17 mars

Veç kësaj thuhet se mosha mesatare e viktimave ishte 79.5 vjeç.

Vendi thuhet se ka parë rreth 8 për qind të pacientëve vdesin nga sëmundja pasi rreth 4 për qind e rasteve në të gjithë botën kanë rezultuar me vdekje që nga shpërthimi në dhjetor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ndryshe, me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia të enjten ka kaluar Kinën.

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, përcjell Telegrafi.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori