Veturat e konfiskuara në Belgjikë – nuk do të shkojnë në Rusi, por do të shiten në shtete të tjera

Për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, më shumë se 8000 vetura të reja luksoze janë parkuar në portin e Zeebrugge në Belgjikë për gati një muaj.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për vetura luksoze, të cilat kanë mbërritur me rrugë detare nga Azia në fillim të prillit dhe është dashur të ringarkohen dhe të transportohen në Rusi.
Mirëpo, ndërkohë janë vendosur sanksione më të rrepta, duke ndaluar eksportin e automjeteve me vlerë mbi 50 mijë euro. Pasoja është se shumë vetura të shtrenjta mbetën të bllokuara në Belgjikë.
Bëhet fjalë për një seri modelesh luksoze, nga Cadillac amerikan dhe Lexus japonez e deri te premiumet gjermane të udhëhequra në Rusi nga Mercedesi veçanërisht i dëshirueshëm. Përveç veturave, në port ka edhe mallra të tjera që kanë mbetur të bllokuara për shkak të sanksioneve. Rreth 1100 kontejnerë për në Rusi janë ndalur deri më tani, thonë burime të paidentifikuara nga administrata e portit.
Kur bëhet fjalë për veturat, supozohet se ato do të transportohen në tregje të tjera. “Veturat ndoshta do të qëndrojnë këtu derisa të gjejnë blerës në tregje të tjera. Ne nuk e dimë se kush janë blerësit në Rusi ose cilët ata zotërojnë aktualisht. Këtu ka vend për 10 mijë automjete”, tha Marc Adriansens, drejtor i terminalit të transportit të portit.
Zeebrugge është një nga portet më të mëdha për transportin dhe transferimin e automjeteve me një xhiro vjetore deri në dy milionë automjete dhe një vend parkimi për 210 mijë automobila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Si funksionon një motor me djegie të brendshme?

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit