LAJMI I FUNDIT:

Mbi 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

Mbi 60 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë marrë më shumë 60 jetë njerëzish e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.

Autoritetet thonë se me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra.


Kryeministri Shinzo Abe, tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës” për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.

Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos, përcjell Telegrafi.

Në qytetin e Motoyamës, rreth 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tokio, mes mëngjesit të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës kanë rënë 583 mm shi, ndërkohë që sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë priten të tjera reshje gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori