LAJMI I FUNDIT:

Mbetet pa dy gra brenda ditës

Mbetet pa dy gra brenda ditës

Një mysliman nga Malajzia në të njëjtën ditë ka mbetur pa dy gratë e tij, të cilat kanë vendosur ta lënë bashkërisht. Edhe pse i dëshpëruar me martesat e dështuara, megjithatë ua ka dhënë lejen për shkurorëzim.

Raslan Nag kështu brenda një dite para gjyqit fetar është shkurorëzuar dy herë.

Sipas ligjit islam gruaja mund të dëshirojë të largohet nga burri, mirëpo shkurorëzimi është i vlefshëm vetëm kur burri këtë ta kërkojë para gjyqit.

Raslan me gruan e parë është martuar në vitin 1986, e më të dytën në vitin 1995.


"Ato të dyja janë shoqe shumë të mira, mirëpo as që e kam parë në ëndërr se do të mund të më lënin në të njëjtën kohë”, ka thënë burri i braktisur.

Me gruan e parë ka katër fëmijë, me të dytën dy, e një fëmijë e ka me gruan e tretë, e cila është larguar nga ai qysh më herët.