Mbështetja themelore e jetës (MTHJ) për të rriturit lidhet me mbajtjen ose sigurimin e rrugëve të frymëmarrjes, në mbështetje të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut pa pajisje tjera përveç mjeteve mbrojtëse, maskës për fytyrë dhe dorezave
Prof.ass.dr.Isuf Bajrami
Spec. i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
Në kushte paraspitalore mbështetja themelore e jetës përfshin përdorimin e ambu-balonit me maskë, maskën me valvul njëkahëshe dhe tubusin orofaringeal.
Me mbështetje bazike të jetës ‘blihet’’ koha deri te defibrilacioni dhe masat e avancuara për mbështetjen ose mbajtjen e jetës.
Këta udhërrëfyes ju dedikohen ekipeve të shërbimit mjekësorë urgjent me mjek i cili vjen në vendndodhje me pajisjet e nevojshme për mbështetje të avancuar të jetës.
Vlerësimi dhe veprimet
• për vlerësim dhe veprim shih më poshtë rrjedhën e veprimeve
• vlerëso sigurinë dhe shfrytëzo masat e mbrojtëse personale
• kontrollo aftësinë e pacientit për reagim: me butësi tronditni pacientin për krahë dhe me zë pyetni:
“A jeni mirë?”
• pacienti që reagon: vlerësoni ABCDE
Lëkundeni butësisht pacientin në shpatulla, pyetni “A jeni mirë?”
Pacienti i cili nuk reagon:
• ktheni pacientin në shpinë dhe hapni rrugët e frymëmarrjes me hedhjen e kokës dhe ngritjen e nofullës.
• kontrollo gojën.
• nëse vëreni trup të huaj, ose sekret, tentoni të largoni me gishtërinj, me kapësen e Magillovit ose sukcion nëse kjo është e aplikueshme kur kemi dyshime në lëndim të shpinës ose qafës, hapni rrugën
e frymëmarrjes duke ngritur nofullën e poshtme nga para ose me ngritjen e mjekrës në kombinim me stabilizim manual të kokës në pozicion të rrafshët të cilën e bën anëtari tjetër i ekipit.
Nëse kemi të bëjmë me opstrukcionin e rrugëve të frymëmarrjes të rrezikshëm për jetë edhe më tutje prezent, përkundër ngritjes së nofullës së poshtme nga përpara ose ngritjen e mjekrës, për shkurtazi ngadalë hidheni kokën derisa rruga e frymëmarrjes nuk hapet.
Rivendosja e kalueshmërisë së rrugëve respiratore ka përparësi para lëndimit të mundshëm të shpinës dhe qafës:
• duke mbajtur kalueshmërinë e rrugës së frymëmarrjes, pacientin duhet shikuar, dëgjuar dhe ndjerë, duke kontrolluar se a po merr frymë normalisht.
Nëse ekziston dyshimi më i vogël për frymëmarrje normale, veproni sikur frymëmarrja nuk është normale
• frymëmarrja agonale (herë-herë e rënduar dhe frymëmarrja me zë) është e shpeshtë në fillim të arrestit kardiak.
Kjo është shenjë e arrestit kardiak dhe nuk guxon të interpretohet gabimisht si shenjë e jetës,
• njëkohësisht me kontrollin e frymëmarrjes palpo pulsin në aterien karotide në qafë
• vlerësimi i frymëmarrjes dhe pulsit nuk guxon të zgjatë më shumë se 10 sekonda
Vlerëso frymëmarrjen jo më gjatë se 10 sekonda, është me rëndësi të dini të dalloni frymëmarrjen agonale dhe normale
Nëse pacienti ka shenja vitale:
• vlerëso ABCDE
• trajto çrregullimet ABCD
• pacientin transferoni në spital nëse nevojitet
• rregullisht përsëri vlerësoni
Nëse pacienti nuk ka shenja vitale:
• menjëherë siguro qasjen e defibrilatorit dhe pajisjeve tjera për mbështetje të avancuar të jetës
• ndonjëherë është vështirë të sigurohet dhe vërtetohet se nuk ka puls
• nëse nuk ka kurrfarë shenjash vitale (nuk ka kurrfarë lëvizjesh, frymëmarrje normale as kollitje) ose nëses ekziston dyshim, duhet filluar masazhin e jashtëm të zemrës me shpejtësi 100-120 kompresione në minutë
• thellësia e masazhit të jashtëm të zemrës duhet të jetë 5 -6 cm.
Pas çdo kompresioni në kafazin e kraharorit të mundësohet të kthehet në pozicionin fillestar.
Çdo kompresion dhe kthim i kafazit të kraharorit në kohë zgjasin njësoj.
Ndërprerjet e masazhit të zemrës duhet të jenë minimale.
Mos u mbështetni në pulsin palpabil (carotid, femoral ose radial) si masë e efikasitetit të masazhit të jashtëm kardiak.
• kombino masazhin e zemrës me frymëmarrje artificiale
• pas 30 masazheve të zemrës, prapë hapni rrugën e frymëmarrjes dhe dy herë jepni frymëmarrje me ndihmën e pajisjes më të përshtatshme që dispononi.
Koha e frymëmarrjes zgjatë 1 sekondë që me volume të mjaftueshëm shkakton zgjerim normal të kafazit të kraharorit.
Çdo herë kur masazhi i zemrës fillon rishtazi, anëtari i ekipit të shërbimit mjekësor urgjent duhet duart e veta pa humbur kohë të vendosë në mes kafazit të kraharorit (i përgjigjet një të tretës së poshtme të sternumit)
• jepni oksigjen shtesë kurdo që është e mundur
• vazhdo me masazh kardiak të jashtëm dhe frymëmarrje artificiale në raport 30:2
• veprimet të ndërpriten dhe të kontrollohet pacienti vetëm në rast kur fillon frymëmarrja normale. Përndryshe mos ndërpre masazhin e jashtëm të zemrës dhe frymëmarrjen artificiale
• masazhi e jashtëm i zemrës është i mundimshëm, për këtë arsye duhet bërë përpjekje të zëvendësohet personi i cili zbaton çdo dy minuta, e këtë ndërrim duhet bërë sa më shpejtë që është e mundur, pa vonesë
• nëqoftëse kafazi i kraharorit nuk ngritët sikur të frymëmarrja normale, atëherë para tentimit të radhës për frymëdhënie duhet:
– të kontrollohet goja e pacientit dhe të largohet opstrukcioni i mundshëm
– përsëri të kontrollohet a është pozita e rrugëve të frymëmarrjes optimale dhe koka a është vendosur drejtë/a është ngritur mjekra ose nofulla e poshtme a është tërhequr nga para
• mos zbato më tepër se dy frymëmarrje çdo herë para vazhdimit të masazhit të zemrës
• Kur e kemi në dispozicion defibrilatorin të vlerësoni ritmin e zemrës, veproni sipas indikacioneve dhe vazhdoni me veprimet e avancuara të mbështetjes së jetës (shih udhërrëfyesit për mbështetjen e avancuar të jetës për të rritur)
Zbatoni 30 shtypje në gjoks, bëni shtypje të fortë në gjoks të paktën 5 cm, por jo më shumë se 6 cm, me një frekuencë të paktën 100 min, por jo më shumë se 120 min.
Informata shtesë
• për reanimacionin kardiopulmonar në hapësirë të ngushtë mund të zbatohet intervenimi mbi kokë dhe zhveshjen e pacientit
Përmbledhje
• frymëmarrja agonale është e shpeshtë në fillim të arrestit kardiak dhe nuk duhet interpretuar gabimisht si shenjë vitale
• nëse nuk ka shenja vitale fillo masazhin e jashtëm të zemrës me shpejtësi prej 100-120 kompresione në minutë, në raport 30 kompresione dhe 2 frymëmarrje
• të vlerësohet ritmi i zemrës sapo të kemi qasje të defibrilatorit, të veprohet sipas indikacioneve të vazhdohet me mbështetjen e avancuar të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje