LAJMI I FUNDIT:

Mbajtja e yllit të kuq është e drejtë njerëzore

Mbajtja e yllit të kuq është e drejtë njerëzore

Vendosja publike e yllit të kuq, këtij simboli të diktaturës komuniste është e drejtë themelore e çdo njeriu që vendos ta ekspozojë. Kështu ka vendosur Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasbourg duke e aprovuar ankesën e një hungarezi i cili është dënuar në vendlindje ngase e ka ekspozuar publikisht këtë simbol.

Gjykata në Strasbourg vendosi që vendimi i gjykatës hungareze i shqiptuar tetë vite më parë kundër një aktivisti të partisë punëtore, është në kundërshtim me të drejtat themelore njerëzore, sidomos e prek atë të shprehjes së lirë.

Shteti mundet ta kufizojë lirinë e shprehjes vetëm në raste specifike të definuara qartë , thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës së Strasbourgut.

Ligji hungarez e ndalon vendosjen publike të simboleve të regjimeve të dikurshme totalitare, gjë që nënkupton paraqitjen publike të yllit të kuq, draprit dhe çekiçit, si dhe kryqit të thyer.