Sot po mbahet seanca e parë kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe dy zyrtarëve tjerë H.F., G.K., të cilët dyshohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, bëjnë të ditur burimet e Telegrafit.
Pos kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i akuzuar është dhe shefi i prokurimit pranë kësaj komune, për të cilët ekziston dyshimi se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
Në aktakuzë, po ashtu është i përfshirë edhe drejtori i një operatori ekonomik. Ai dyshohet se si përfaqësues i atij operatori ka paraqitur ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme, qëllimi i së cilës ishte që organizatori në rastin konkret Komuna e Mitrovicës, ta pranojë ofertën e tillë duke e kufizuar konkurrencën e lirë, ashtu që me rastin e lidhjes së një kontrate të lidhur në mes të autoritetit kontraktues, Komunës së Mitrovicës dhe Operatorit Ekonomik “HESALIGHT A/S me çmimin prej 767.940.00 €, kanë zbatuar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik.
Sipas një njoftimi për media të publikuar muaj më parë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thuhet se: “Me këto veprime të pandehurit: Agim Bahtiri dhe H.F. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i pandehuri G.K. ka kryer veprën penale: Marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë